Një i vrarë dhe disa të plagosur në Batincë të Shkupit

0

Në oborrin e një lokali në fshatin Batincë mbrëmë ka ardhur deri tek përleshja verbal e cila më pas ka eskaluar në përleshje fizike, me çrrastë të involvuarit kanë përdorur armë zjarri dhe thika. Gjatë përleshjes një person ka mbetur I vdekur dhe tre të tjerë të plagosur. Sipas raportit të MPB-së, vrasësi është dhënë në arrati.

Në SPB Shkup mbrëmë rreth orës 21:45 minuta, siç është theksuar në buletinin e MPB-së, është denoncuar se në Spitalin e Qytetit është sjell i plagosur SH.P. 29 vjeç nga fshati Batincë, me plagë nga thika, i cili pas një kohe të shkurtër ka ndërruar jetë.

Në ndërkohë, është sjell edhe N.S (28) nga Batinca, poashtu me lëndime, ndërsa me automjetin e Ndihmës së shpejtë në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” janë dërguar edhe M.S (39) nga Batinca i cili është lënduar me armë zjarri dhe I.G (25) nga fshati Batincë i cili është lënduar me thikë.

Sipas informatave të para, në oborrin e objektit hotelerik në Batincë, pronë e R.Xh. (27) nga fshati Cërni Vërv së pari ka ardhur deri te prishja e qetësisë dhe rendit publik, ndërsa më pas është përdorë armë zjarri dhe thikë.

Ekziston dyshimi se autori i mundshëm është N.Z nga fshati Batincë i cili është në arrati dhe gjurmohet pas tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe dy predha. MOB-ja po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.