Një komb, një pasaportë/ Spahiu: Çdo shqiptar nga Kosova, Maqedonia, Mal i zi, duhet të marrë pasaportë shqiptare

Picture of INA
INA

13/08/2024

Juristi Kreshnik Spahiu është i mendimit se çdo kush që është shqiptar, me prindër shqiptar kudo që ka lindur duhet të pajiset nga shteti ynë me pasaportë shqiptare.

Gjithashtu Spahiu duke u shprehur për Marsela Karapançon, theksoi se të gjithë shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi, Preshevës dhe Maqedonisë duhet të kenë pasaportën shqiptare.

‘Ne garuam për herë të parë në Europianin kur kishim futbollist nga Kosova, Maqedonia, Presheva nëse duhet të hedhim hap për një Shqipëri të re, urgjentisht duhet të ecim me një parim të ri një Komb një pasaportë. Çdokush që ka prindërit shqiptar i takon të marri pasaportën shqiptare qoftë nga Kosova, Mali i Zi, Maqedonia. Këtë e bëjnë gjermanët, grekët, britanikët.

Ligji për shtetësinë duhet të ndryshojë dhe ti japi prioritet atyre që rrjedhin nga gjak shqiptar. Kudo që jeton ta marrësh pasaportën. Kjo është nacionaliteti. Vetëm ne e ndajmë kombësinë nga shtetësia. Dikur BE na thonte mos i jepni pasaportë kosovarëve, tani nuk ka vështirë, pasi atëhëre me pasaportën e shqiptarëve do udhëtonin në BE, tani kanë liberalizimin. Le ti kenë dy pasaportat. Të gjithë serbët e Kosovës kanë pasaportë serbe. Pse të mos i japim shqiptarëve të Maqedonisë pasaportë.’

Më tej Spahiu është i mendimit se Shqipëria duhet të hapet ndaj talenteve në çdo fushë dhe të marri afrikanë apo aziatikë që të pjesë e fushave të ndryshme në vend.

‘Medaljet e dy çeçeneve të natyralizuar si shqiptarë janë treguesi më i qartë se Shqipëria duhet të hapet ndaj emigrantëve të talentuar në shumë fusha. Shqipëria nuk është kombi më i talentuar. Dy të huaj erdhën dhe pas 50 vjetësh morën medaljet e para tregon se jemi të fundit në shumë aspekte. Ne jemi shumë të mangët. Duhet të thithim trurin e emigrantëve të ardhur nga Afrika, Azia. Duhet të hapim dyert për mjekët, arkitektë, sportistë, në arte. Më mirë të hapim dyert në mënyrë të strukturuar. Ose të mbyllim dyert dhe të gënjejmë veten se jemi shqiptarë.’

TË FUNDIT
5 orë
Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur
8 orë
Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes
8 orë
Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)
8 orë
Të dhëna të reja të Eurostat – Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrimi në BE
11 orë
Kryeministri Kurti e vizitoi familjen e Adem Mikullovcit

ME TE LEXUARA

1 ditë
Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë
8 orë
Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes
1 ditë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë
5 orë
Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur
19 orë
Në komunën e Likovës ikja e mërgimtarëve mori gjallërinë, rrugë të boshatisura e shtëpi të mbyllura

LEXO MË SHUMË

Donald Trump

Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur

avtoskola vozitje

Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes

presheve

Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)

pasaporta-gjermane

Të dhëna të reja të Eurostat – Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrimi në BE

IMG_0640

Kryeministri Kurti e vizitoi familjen e Adem Mikullovcit

milan radoicic radojcic

Zbulohet ku ishte fshehur grupi i Radoiçiqit, pas sulmit ku u vra Bunjaku – rrëfehen dëshmitarët

vlora2

Shqipëria rekord turistësh edhe në vjeshtë, italianët dhe anglezët mbushin Vlorën

dimri-bore temperatur

Bie borë në Pelister

liburn aliu albin kurti rouge

Aliu: Rruga Prizren-Tetovë, këto do të jenë efektet në të dyja anët e kufirit

INFO

NA NDIQ