Askush nuk i kujton patriotët ?! Asnjë fjalë dhe kujtim në 7 vjetorin e vdekjes së Sali Ramadanit
shkruan: Urim SALIHU
Ai ngriti flamurin në mes të parlamentit maqedonas që në të dalë nga ai objekt jo që mund ta arrestonin, por edhe ta ekzekutonin.Ai u burgos në emër të një ideali të pastër shqiptar.
Natyrisht se ishte edhe natyre rebele por shumë e guximshme sepse në rrethanat kur ai kishte guximin ta shpaloste atë flamur të shenjtë shqiptarë dhe të fliste shqip , këta të fundit ekzekutoheshin në Bit Pazar, Gostivar, Tetovë, në cdo cep të Maqedonisë.
Kur ai ngriti flamurin shqiptarë në atë Parlament sllav sepse shqiptarë nuk ishte gjithësesi, një polic i thjeshtë futej si kauboj në një kafene shqiptare dhe e boshatiste atë me ofendime, sharrje, urrejtje e mllef. Askush si bënte zë dhe kafenetë zbrazeshin. Pra sa pushtet kishte një polic i thjeshtë paramendo një pushtet i hekurt cfarë mund të të bënte.
Kur ai shpalosi atë flamur për të cilin ishte derdhur gjaku lumë dhe do derdhej më pas akoma më shumë, kishte nga ata që qëndronin si kanarina të ëmbla dhe shijonin pushtetin e luksit që në marrëveshje me maqedonasit kishin shitur interesin shqiptarë, siç ndodhëë edhe sot .
Por këto kuptoheshin disi karshi asaj tjetrës që se kuptojmë dhe se përpijmë dot.Si ka mundësi që përvjetori i shtatë i vdekjes së Sali Ramadanit të jetë kaq i heshtur?!Si ka mundësi që ti ngrisim të shiturit në piedestale, tu përulemi, ti quajmë heronj ndërsa patriotëve të vërtetë si Saliu dhe shumë si ai asnjë fjalë ngushëllimi mos i themi!
Si ka mundësi aty-këtu të shkruhej se Sali Ramadani vdiq.Kaq ! Asgjë më shumë .Si ka mundësi që ata që vepruan në emër të idealeve të pastra shqiptare ti varrosim për së gjalli dhe mos u themi një fjalë lamtumire kur ata të kenë ikur përgjithmonë.Një popull do jetojë gjithmonë në fatalitet, robëri dhe skamje nëse nuk e di peshën e lavdisë së atdhetarëve të tij.
Sali Ramadani mbylli sytë përgjithmonë në atë fund janari para 7 vitesh dhe prej asaj kohe asgjë më nuk u tha për të , as sot .Kështu i përcjellim njerëzit që luftuan për kauzën shqiptare dhe më shumë edhe ne si media mbushëm rubrikat rozë .
Sali Ramadani iku me heshtje dhe kushedi se cfarë do pjellin mendjet e shpifura për të nesër sepse për ta ngritur një të paudhë, gjithmonë si shqiptarë figurat e pastra shqiptare i kemi shkelur, përbuzur, harruar dhe shpifur .Na fal që të harruam Sali Ramadani.