Një kujtim për Shaban Zendelin

0

Nga Dr.Halim Hyda

Më 11 korrik u nda nga jeta dhe shkoi në amshim njëri ndër patriotët e denjë të popullit të kësaj ane Shaban Zendeli.
Politikan dhe intelektual i palodhshëm dhe i dëshmuar në punë e në përgatitje i përkushtuer me tërë energjinë për te qene në sherbim permanente dhe sa më të mirë, për të treguar sukses të shkëlqyer me rinine dhe te tjeret. Gjenerata të tëra do ta mbajnë në kujtesë për punën e palodhshme, për paraqitjen, qasjen në punë dhe ngritjen e nivelit në edukimin e mirefilltë të rinis sone. Do të jetojë në mbamendjen tonë dhe të shumë gjeneratave në një pjesë më të gjërë shqiptare si në malësinë e Likoves dhe Kumanoves, në vecanti në komunën e Kumanovës e të Likovës dhe më gjërë në Maqedoni.
Lindi në fshatin Orizare komuna e Likoves, më, në një familje me vetëdije dhe ngritje të lartë kombëtare të ndershme dhe atdhetar të paluhatur në vijën kombtare të dëshmuar brezi pas brezi. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Kumanovë, ku u dallua si nxenes me kapacitet te larte, studimet ne fakultetin ekonomik ne Prishtine si student i shkelqyeshem dhe ne mesin e me te mireve te grupit dhe gjenerates.
Pas diplomimit me entuziazem të lartë per te kontribuar ne mesin dhe rrethinen e Kumanoves pranohet si ekonomist i pare ne nderrmarrjen e tekstilit ,,Bibrok,, ne Kumanove. Me fillimin e demokracis dhe sistemit shumpartiak e sidmos me themelimin e e partis se pare shqiptare PPD-se u vu ne balle te organizimit per Likove dhe Kumanove ku punoi pandërprerë deri në emrimin e z.drejtor gjeneral te Doganave te Maqedonise
Plot 30 vjet punë e palodhshme me plot elan, entuziazëm dhe zellin e atdhetarit, patriotit, edukatorit, intelektualit, politikanit me profesion ekonomist, Shaban Zendeli, te cilin vdekja e mori ne moshe te re duke ushtruar detyren e drejtorit gjeneral te Hekurudhave te Maqedonise Veriore – Transport.u nda nga jeta dhe u varros në Orizare, më 11. korrik 2017, u përcollë me respekt dhe nderime më të larta nga familja edhe nga ana e shtreses intelektuale, politike dhe qytetarëve nga ana e Likoves, Preshevës, Bujanovcit, Kumanovës dhe nga e tere pjesa perendimore e Maqedonis Veriore.
Miku shoku dhe kolegu im Shaban Zendeli i takon plejadës së parë të ekonomisteve te pare profesionalë, të përgatitur e të brumosur me njohuri, përgatitje, ngritje dhe profesionalizëm të vërtetë nga ,,Gjimnazi i Kumanovës,, dhe ,,Universiteti i Prishtines ,,.
Gjithnjë ishte i përkushtuar për ta dhënë maksimumin e tij edhe në kohën e lirë nuk mund të largohej nga profesioni dhe të pushojë. Ishte i dhënë pas takimeve dhe të konsultimeve me gjeneratat e reja deri në pafund. Gjithnjë thoshte se ne ia kemi obligim kombit të bëjmë çmos të pa mundurën për ta ngritë shoqërinë në piedestalin më të lartë. Gjithnje thoshte dhe vepronte për ta ngritë këtë popull përmes edukimit dhe arsimimit ne te gjitha lemite e jetes duhet pun permanente, angazhim dhe vetemohim dhe nëse jemi munduar për të bërë diçka sot nesër do të vlersohet dhe çmohet nga gjeneratat e ardhshme se sa kemi bere dhe kontribuar per kete popull.
Shabani tani i ndjeri gjatë tërë jetës u mundua për cilësi sa më të lartë të jetes dhe ngritjes se nivelit arsimor në shkollat tona duke ofruar ndihmë konkrete përmes ligjëratave dhe seminareve të ndryshme. Ishte jashtzakonisht aktiv edhe ne organizimet tona. Gjithnjë ishte i preokupuar për të dhënë kontribut konkret për t,i shtruar dhe zgjidhur drejt të gjitha çështjet në të cilat hasen rinia jone shkollat nxënësit dhe kolegët.
Gjithnjë në rend të parë e kishte atdhedashurinë, vendosmërinë, fisnikërinë, besnikërinë, sinqeritetin, dhe rigorozitetin në punë.E deshti atdheun dhe kombin më shum se çdokush duke e dhënë kontrubutin maksimal më tërë potencialin e tij intelektual moral fisnik dhe edukativ qe e kishte burimin nga nje familje me tradite te larte intelektuale dhe vetedije kombetare.
Kurrë nuk pati dilemë të ndalet dhe pushoje nga aktiviteti i tij me rinine dhe rrethin por ishte në anën e unitetit kombëtar, dhe mbrojten e atdhedashurisë me bindje te thelle se vetem me pune mundet te ndryshohen gjerat ne kete vend.
Ne të gjithë miqtë shokët dhe kolegët e tij, do ta përkujtojmë me respekt e krenari të veçantë këtë intelektual te rralle qe pati Kumanova dhe rrethina, punëtor i pallodhur, në edukimin e drejtë të gjeneratve të reja si atdhetar i madh, i cili për ne ishte udhërrëfyes me vyrtyte të larta dhe të pastërta kombëtare dhe njerëzore.
Kontributi dhe përkushtimi i tij në procesin e pergjithshem politiko-shoqeror i kolegut dhe mikut tim Shaban Zendeli, janë të pavdekshëm.
Kisha nderin të jemi kolegë në shum lemi te zhvillimeve shoqerore ne RMV dhe të mësojë shumë nga një intelektual icili 24 orë ishte i dhene ne sherbim te popullit dhe rinise në kuptimin e plotë të fjalës.
Krenari dhe bujari e familjes Zendeli që e pati, rrethina e Kumanovës dhe Likoves dhe mbarë kombi që e kishim
Lavdi jetës, dhe veprimtarisë së tij.
I përjetshëm qoftë kujtimi për intelektualin-patriotin e popullit Shaban Zendeli.
I nderuari miku im-patriot dhe shoku i im i pandare të qoftë i lehtë dheu, Zoti i madhërishëm të shpërbleftë me xhehnet, kurse familjarëve më të afërt, miqve dhe shokëve të tuaj, Zoti ua dhasht durimin.