Një kumanovar, portier i ri i Real Madridit?

Picture of Ina Online
Ina Online

09/06/2023

Gjiganti spanjoll i futbollit Real Madrid do të bëjë një riorganizim të plotë të skuadrës këtë verë. Tashmë disa yje janë larguar nga “Santiago Bernabeu”, dhe disa largime të tjera janë në horizont, ndaj Florentino Perez do t’i ketë duart plot në merkato.

Portieri Andrij Lenin është ndër futbollistët që i dhanë fund aventurës së tyre në turneun më të ngarkuar me trofe. Përfaqësuesi 24-vjeçar i Ukrainës nuk dëshiron të jetë më në hijen e Thibaut Courtois dhe nuk do të vazhdojë kontratën me “mbretërit”.

Kjo hap derën për një portier të ri te Reali dhe media e mirëinformuar spanjolle “AS” tashmë ka vënë në dukje tre opsionet që Ancelotti dhe Perez po shqyrtojnë. Në mesin e tyre është edhe Stole Dimitrievski nga Kumanova. Kontrata e portierit maqedonas me Rajo Vallecanon përfundon verën e ardhshme, kështu që ai do të ulë çmimin në merkato. Dimitrievski pati një sezon të mrekullueshëm në Primera dhe sërish ishte në mesin e portierëve më të mirë në ligë, kështu që interesimi nga gjiganti madrilen nuk është befasues.

Përveç tij, Reali po interesohet edhe për David Soria nga Getafe, që sipas “AS” është opsioni i parë, si dhe Fernando Pacheco nga Espanyol.

Ndryshe, maqedonasi është një fans i madh i trajnerit të “Mbretërve” Carlo Ancelotti dhe e admiron stilin e tij të stërvitjes dhe sjelljen e tij me lojtarët, ndaj nëse i bëhet ofertë zyrtare për të kaluar në “Santiato” vështirë se do ta refuzojë atë.

TË FUNDIT

Perinski: Kryetarët e komunave përshëndetën thirrjen e dytë publike për ndarjen e ndihmës financiare për komunat

Valbon Limani, kandidat potenciali VLEN-it për kryetar të Komunës së Gostivarit

Presidentja Osmani takohet me përfaqësuesin e ri të BE-së për dialog

“Stema”, Taravari: Jemi të gatshëm të bisedojmë për gjithçka

“Zgjedhjet lokale”, nisin kalkulimet e partive për emrat e kandidateve të mundshëm

Mexhiti: Nuk kemi marrëveshje për ndryshimin e stemës, por po diskutojmë të gjitha çështjet e hapura

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË