Një leksion i shkurtë për pikëmajet e Tokëvillit mbi Demokracinë!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

24/02/2023

Sunaj Raimi

Për teoritë sociale-politike një vend të veçantë zënë edhe pikëpamjet e shkencëtarit, juristit, politikanit dhe diplomatit të shquar francez Aleks dë Tokëvil (1805-1859), i cili pas një udhëtimi profesional në SH.B.A për hulumtimin e sistemit gjyqësor dhe për vuajtjet e dënimeve atje, u mor me analizën e thellë të sistemit politik në Amerikë. Si rezultat i këtij studimi Tokëvili botoi veprën e mirënjohur “Demokracia në Amerikë” (1835), ndërsa më vonë publikon edhe studimin e shquar “Regjimet antike dhe Revolucioni”. Në veprën “Demokracia në Amerikë” Tokëvili shkruan se ‘demokracia është një sistem shoqëror-politik i bazuar në barazinë sociale të kushteve, të cilën barazi mund ta garantojnë vetëm institucionet efikase’! Por, kjo barazi sociale nuk nënkupton ndonjë barazi intelektuale mes njerëzve, e as ndonjë barazi ekonomike në kuptimin e pasurisë. Ajo paraqet barazinë e kushteve dhe standardeve të njëjta për të gjithë njerëzit, ku çdo njeri do të mund të arrinte respekt dhe pasuri në punë dhe profesion. Për shumë autorë Teoria mbi demokracinë e Tokëvilit konsiderohet si vazhdim i Teorisë politike të Monteskjesë. Edhe Tokëvili modelin qeverisës të shtetit e lidhte me madhësinë e shtetit dhe numrin e banorëve aty. Duke qenë i vetëdijshëm se askush në shoqëri nuk është imun ndaj virusit të korrupsionit dhe abuzimit të pushtetit, Tokëvili kërkonte aplikimin e modelit politik “pushteti e kufizon pushtetin”. Me këtë parim ai kërkonte decentralizimin e pushtetit dhe formimin e institucioneve joqeveritare, të cilat nëpërmes disperzimit të vendimmarrjes, do ta dekoncentronin pushtetin duke vendosur balancim të qeverisjes në shtet.
Tokëvili e artikulon rolin e forcës në dominimin e popujve të mëdhenj kështu: “kombet e vegjël janë të mjeruar jo pse janë të vegjël, por sepse janë të dobët; ndërsa të mëdhenjtë përparojnë jo pse janë të mëdhenj, por sepse janë të fortë; prandaj, zhvillimi dhe përparimi i disa popujve të vegjël është rezultat i kushteve të sigurisë, të garantuara nga ana e sistemeve ndërkombëtare”. Demokracia si sistem gjithmonë bartë në vetvete rrezikun e një tiranie të shumicës, thekson Tokëvili, me ç’rast dominimi i shumicës jorrallë herë e shkelë interesin e pakicës. Duke e analizuar thellësisht qytetërimin e atëhershëm amerikan dhe sundimin e demokracisë aty, Tokëvili përfundon se karakteri liberal-demokratik i Amerikës vjen nga barazia dhe liria e promovuar nga ana e emigrantëve të parë puritanist në SH.B.A. Duke e krahasuar demokracinë antike me atë moderne, Tokëvili thekson se demokracia antike bazohej në virtyt, prandaj ishte naive dhe luftarake, derisa demokracia moderne bazohet në interes, prandaj dhe është industriale dhe tregtare!

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

KALOSH-CELIKU

SHKUPI I MBULUAR ME FEREXHEZEZA

fatos-rushiti

BDI-së në sfond i buzëqesh opozita

Ridvan Ismaili

Kush e ka besuar se…

Arben Fetai

Bujar Osmani po përgatit largimin e tij nga politika

zgjedhje-22333-800x445

Si kanë votuar shqiptarët në 10 vitet e fundit në Maqedoni? (ANALIZË)

ben blushi

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

furkan arrestimi

Si u bë gazetari Furkan Saliu shënjestër e dezinformatave dhe propagandës në media?

arsim zekolli2

Debatet televizive zbuluan ndërlidhjen e nëntokave mes Maqedonisë shqiptare dhe Kosovës

lindja mesme iran irak izrael

Pse Irani sulmoi Izraelin – dhe pse janë armiq?

INFO

NA NDIQ