Një lojë futbolli

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28/02/2023

Daut Dauti

Ajo që po ndodhë me Kosovën dhe Serbinë më së miri kuptohet nëse i merrni këto dy shtete për krahasim si dy ekipe të futbollit që bëjnë gara në Premierë Ligë. Ekipi i Serbisë është i shqetësuar se nuk mundet me injoru e as me duru ekipin e Kosovës. Prandaj, Serbia i jep zor me nxjerrë Kosovën nga liga e me qu me lujtë dikund në ‘Selačka Liga’.

Serbia mas vetit i ka firmat për reklamë dhe sponzorat e jashtëm e të brendshëm për shkak se fitimi është i madh. Kosova është ekip i ri që sapo ka hy n’ligë, pa buxhet, pa sponzora dhe me stadion të vjetër dhe fushë të papërshtatshme. Shikuesit e Kosovës në stadion gjysa navijatin kundër ekipit t’vet se nuk besojnë në sukses dhe e kanë ma shumë për inati t’trajnerit që nuk e dojnë. Serbia ka futë lojtarë të vet në ekipin e Kosovës sikur edhe në stadion në mesin e navijaqave dhe i ka korruptu edhe referat.

N’kët lojë trajneri i Kosovës ka qëllu kryefortë dhe nuk hanë llaf e as pare dhe e vazhdon lojën me ymyz se mbetet n’ligë. Ta shohim sa po qëndron edhe ky dhe a do t’bjen Kosova prej ligës.

Situata është e ngjajshme me vitin 1985 kur kundër ekipit të Prishtinës ishin krejt Jugosllavia me dallim që shikuesit ishin për Prishtinën dhe trajnerin. Atëherë Prishtinën e shpëtoi Qira, i cili vdiq para disa ditëve. Por, kur u largu Qira, Prishtina ra prej ligës.

Nejse, Zoti e pastë qu n’Xhenet Qirën.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

bujar osmani

Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!

Arben Taravari VLEN

Taravari: Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë – BE, SHBA dhe NATO janë aleatët tanë të pazëvendësueshëm

Pançe Toshovski

Toshkovski: Atmosfera parazgjedhore është e qetë dhe pa incidente

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

gruaja dhune burri rrahje

Gruaja nga Piroku e rreh rëndë me shuplaka burrin nga Gostivari

SONY DSC

Moti i ngrohtë “pushton” plazhet, fluks pushuesish në bregdetin shqiptar

INFO

NA NDIQ