Një lojtar besnik si Marco Reus: Refuzova Barcelonën për Dortmundin

0

Marco Reus thotë se nuk pendohet për vendimin e tij për të qëndruar në Borussia Dortmund pasi agjenti i tij zbuloi se disa nga klubet më të mëdha të botës dëshironin të nënshkruanin me anësorin në vitin 2015.Reus fillimisht u bashkua me Dortmundin nga Borussia Monchengladbach në vitin 2012, dhe shpejt u bë një nga lojtarët më të kërkuar në botë ndërsa ai shkëlqeu nën drejtimin e Jurgen Klopp.

Mesfushori ndihmoi klubin të arrinte në finalen e Ligës së Kampioneve 2012/13, duke shënuar së paku 19 gola në tre nga katër sezonet e para me Dortmundin, përcjell lajmi.net.

Ai nënshkroi një marrëveshje të re me ‘Verdhezinjët’ atë vit, por një nga agjentët e Reus, Kai Psotta, thotë se klubet si Barcelona, Arsenali, Paris Saint-Germain, Milan dhe të dy ekipet Manchester United dhe Manchester City ishin duke ndjekur gjermanin.

“Për shembull, në verën e vitit 2015, shefi im Dirk Hebel ateroi në hotelin e aeroportit të Dusseldorfit me Raul Sanllehi të Barcelonës. Gjashtë muaj më vonë, zyrtarët e klubit katalanas, të udhëhequr nga Robert Fernandez nisën një përpjekje tjetër për të joshur Reusin në Spanjë”, tha Psotta për GQ.

Për këtë ka folur edhe vetë lojtari, i cili ka thënë se i përket këtij klubi:

“Natyrisht, kam menduar për ofertat e këtyre klubeve për më shumë se një ditë. Gjithçka tjetër do të ishte një gënjeshtër, por në fund kam zgjedhur gjithmonë klubin tim dhe ende nuk e pendohem deri në ditët e sotme”, pohoi Reus.

”Unë i përkas këtij ekipi dhe dua të fitojë gjithçka këtu”.