Një makinë ka shpërthyer në bulevardin “Koço Racin” në afërsi të një shkollës së mesme në Shkup, derisa aty pranë ka qenë ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska.
Informacionin për “A1on” e ka konfirmuar Petrovska e cila e ka vërejtur ngjarjen.
E pyetur nëse dyshonte se ishte në rrezik siguria e saj, ajo e mohoi për “A1on”.
“Gjithçka është në rregull, një rastësi e pastër. Unë po ecja në anën e kundërt të bulevardit dhe në atë moment mjeti shpërtheu. Nuk ka të bëjë me mua, dhe me sa di unë nuk ka të lënduar, drejtuesi i mjetit është mirë”, thotë Petrovska për “A1on”.
Në terren është dërguar një ekip inspektues i MPB-së, ndërsa pas fikjes së zjarrit nga njësitë zjarrfikëse të Shkupit. (INA)