Një mesazh gabim në Instagram, Shkurte Gashi tregon se si nisi lidhja e dashurisë me Albert Limanin

Këngëtarja ka treguar për herë të parë se si ka nisur lidhja e saj e dashurisë.

E ftuara e radhës në emisionin ‘Prive’ ka qenë Shkurte Gashi.

Në rubrikën ‘5 data’, këngëtarja zbuloi takimin e parë me partnerin, Albert Limani duke treguar se si ka ndodhur ngjarja deri te fillimi i lidhjes.

Shkurte Gashi, tha se i ka shkruar gabimisht në Instagram, Albert Limanit dhe aty ka nisur gjithçka.

“Nuk e kom njoft asnjëherë, faktikisht njohja unë takimi jonë i parë ka qenë përmes kolegut tonë, Milot Llalloshi ku Miloti e ka postu një storie diçka në Instagram tu këndu në një vend por që e kishin bo lokacionin që jemi në Francë që faktikisht nuk kanë qenë në Francë por në Prishtinë por ish kon fake ai lokacion edhe unë tu mendu që i kom shkru Milotit unë i kom shkrua Albertit.

I kom shkrua të lumtë Milot edhe po m’vjen një mesazh mu Albert Limani, Faleminderit shumë edhe një zemër kur hi e kqyri i thom m’fal se Milotit jom kon tu i shkru kurse mesazhi i dytë i Albertit ka qenë faljet janë nga zoti mos ki dert se jom i joti njëfarë poezie edhe thash wow cka me gjeti me to tash, kush e duron a din edhe i shkrova çka po don me thonë, tha kjo don me thonë shumë po ska lidhje.

Edhe atë natë mu Miloti m’thirr veç me dal hajde dalim e pim ka njo edhe kemi dal jemi njoft e jemi ku jemi sot”, tha Shkurte Gashi.