Një mjet shpërthyes mbrëmë është hedhur në një lavazh në Shkup.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, kur në në Stacionin Policor Qendër, B.B.(31) nga Shkupi ka raportuar se dy persona me motoçikletë i kanë hedhur një mjet lavazhit në bulevardin “Goce Dellçev”, me çka është shkaktuar një shpërthim me të cilin është dëmtuar një pajisje ndihmëse.
Policia theksoi se nuk ka persona të lënduar. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik dhe ekipi i qendrës EVR dhe Bit Pazari kanë kontrolluar vendin. Po merren masa për zbardhjen e rastit. (INA)