Një muaj pas ndërhyrjes kirurgjikale në shtyllën kurrizore, Anisa Veseli ka vendosur të ndajë me ndjekësit një përditësim mbi gjendjen e saj shëndetësore.
Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Kosova publikoi një video në Instagram, ku tregoi nga afër procesin e rikuperimit dhe gjendjen aktuale të shpinës së saj.
Në pamjet e publikuara, vëreheshin ende shenjat e qepjeve pas operimit – një dëshmi e sfidës që ajo ka kaluar dhe forcës me të cilën po e përballon këtë periudhë rikuperimi.
Më 4 prill, këngëtarja njoftoi opinionin e gjerë se kishte kryer operimin për skolioz, një problem me të cilën është ballafaquar për një kohë të gjatë.