Një natë e madhe e librit në dritën e veprimtarisë kombëtare të Qemal Musliu (FOTO)

ina-online
ina-online

02/02/2024

Njoftohen dhe ftohen të gjithë bashkatdhetarët e të gjitha trevave shqiptare, që jetojnë e veprojnë në Zvicër e më larg, që ta nderojmë veprimtarin e dalluar të kauzës sonë kombëtare, z. Qemal Musliu edhe në promovimin e librit të tij të ri me titull: „Në kohë për kohën“, që do të mbahet nesër me datë 03.02.24 nga ora 21.00 në Shoqatën „Atdheu“ në Bad Ragaz.

Këtë promovim e përkrahu edhe Instituti Shkencorë Helvetikë i Evropës Juglindore me Seli në Cyrih. Autorin e njohin thuajse të gjithë mërgimtarët, që jetojnë në gjithë diasporën tonë, që kurrë nuk u ndal për të mirën e kombit. Ishte edhe kryetar i Shoqatës ndër më të njohurat jo vetëm në Zvicër „Atdheu“, ku puna e kësaj shoqate është e pasqyruar edhe në Monografinë e shkruar nga z. Qemal Musliu dhe z. Halit Naxhaku. Libri më i ri i autorit „Në kohë për kohën“ është botuar në Kumanovë në vitin 2023 dhe ka 215 faqe.

Autori me pedantërinë e tij, ka përfshirë gjëra interesante si publicistikë, reagime, kumtesa, thirrje, telegrame, personalitete të shquara, tinguj poetik dhe disa faqe gazetash, fotografi e mirënjohje. Libri lexohet me një frymë dhe do të mbetet pasuri e shtuar e diasporës sonë, sidomos për brezin e ri, që po rritet e edukohet larg vendit të të parëve dhe do të jetë një referencë e pasur. Duke e njohur edhe personalisht autorin, mes rreshtash të librit e sheh edhe modestinë e tij, që ka punuar shumë, punon vazhdimisht dhe fol pak. Sa të duash trim, i sypatrembur. Musafirët, dashamirët e librit, do të kenë mundësi, që nesër të bashkëbisedojnë me autorin. Për librin në fjalë, do të flasin edhe disa krijues që jetojnë e veprojnë në Zvicër. Në mes programit do të ketë edhe program modest artistikë. Sa për njoftim, autori ka zgjedhur selinë e shoqatës në fjalë të promovoj librin, sepse po aty, ka bërthamën e miqësisë dhe veprimtarëve ku ka vepruar me vite e vite. Shoqata „Atdheu“, po nesër, aty nga ora 18.00 ka edhe kuvendin, por pas kuvendit do të mbahet promovimi. Mos e lëshoni këtë ngjarje të mirë të librit! / Dashnim Hebibi

May be an image of 1 person and text

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_9337

Banorët e nisin vetë shkollën shqipe në Nerovë të Krushevës

kosovar suedi

Dy kosovarë bëhen heronj në Suedi, ia shpëtuan jetën një personi që ra në ujë

shqiptari restorant gjermani

Shqiptari që ka restorant në Gjermani s’ua merr asnjë cent klientëve shqiptarë

punetoret-800x445

Si e humbi jetën mërgimtari 43 vjeçar në Itali

protesta-nju-jork2

Shoqata Malësia e Madhe në New York, zgjodhi kryesinë e re : Kryetar i ri me mandat dy vjeçar u zgjodh Senad Lulanaj

shtetesia amerikane lotaria

Tarifat e aplikimit për shtetësi amerikane do të rriten për herë të parë në 8 vjet

qendra kulturore zagreb

Hapja solemne e Qendës Kulturore Shqiptare në Zagreb

xhelal xheladini

Ndërroi jetë këngëtari kumanovar i hiteve të mëdha Xhelal Xheladini

policia gjermane gjermani

41-vjeçarja nga Maqedonia goditet me thikë nga burri i saj në Gjermani në sy të djalit të saj të mitur

INFO

NA NDIQ