Një në tre shqiptarë është mërgimtarë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

18/03/2023

Në emisionin “Money” u trajtua këtë të shtunë tematika e largimit të shqiptarëve.

Në regjistrat e gjendjes civile në Shqipëri janë listuar 4.3 milionë emra. Nga këta, më shumë se 1.3 mln jetojnë për një kohë të gjatë ose për një kohë të pacaktuar jashtë Shqipërisë. Numrat tregojnë dëshpërimisht se në 33 vite, 1 në 3 vetë ka ikur që këtu. Ai që u quajt eksodi drejt një bote të panjohur, por të lirë, nisi me 5000 qytetarët e parë, të cilët pasi kaluan gardhet e ambasadave në korrik 1990 tejmbushën anijet dhe u larguan.

Prej atij viti, të lije atdheun ishte një zgjedhje krejt e zakonshme për njerëz me profile të ulëta në punësim, të cilët iknin vetëm ose me familjen në Itali e Greqi. Emigrimi në dekadën e parë të tranzicionit u nxit nga varfëria dhe ishte i paligjshëm. Pra, ishte koha e ikjeve klandestine.

Ekspertja e statistikave Ines Muraj deklaroi për Money: “Pas kësaj, pritej një rënie e emigracionit, ose një emigracion më i përzgjedhur dhe patën tendenca për rikthim në Shqipëri, sidomos gjatë kohës së krizave dhe pati një rënie të emigracionit, por që rinisi përsëri rreth vitit 2015”.

Në dekadën e dytë, ritmi i largimeve ra dhe emigrimi u bë më i rregullt, kryesisht me bashkimet familjare. Në këtë kohë, Shqipëria kishte rastin të përfitonte nga kriza greke, kur mijëra emigrantë u rikthyen për të investuar paratë e fituara atje dhe për të rritur ekonominë vendase. Por, ky cikël u shua shpejt.

Shumë prej të rikthyerve emigruan sërish, dhe bashkëshoqërues të tyre u bënë edhe profesionistë që punonin në administratë, banka, arsim e shëndetësi. Me këtë valë, u futëm në dekadën e tretë të emIgracionit, të atyre që garantojnë të ardhmen e shtetit dhe shoqërisë së shëndetshme.

“Ka patur një largim, që u kthye në fenomen, të paktën për profesionistët e sistemit shëndetësor. Në vitin 2015, pati një shpërthim, ose ishte numri më i madh i largimeve, kryesisht të infermierëve dhe të mjekëve nga Shqipëria drejt Gjermanisë apo vendeve të tjera.

E lidhnin me kushtet ekonomike, një faktor ky i rëndësishëm pasi pagat mjekëve ishin të ulëta në raport me vendet e tjera. ishin edhe situata të tjera që lidheshin me kushtet e punës, mundësitë për rritje profesionale, për zhvillimin akademik. Ora shikohej që jashtë kishte më shumë mundësi për ekonominë dhe promovimin profesional”, tha Denisa Cameti nga shoqata “Together for Life”.

Me 1/3 e banorëve që jetojnë përtej kufijve, Shqipëria qëndron në krye të shteteve me diasporën më të madhe. Lista e vendeve me përqindjen më të lartë të popullsisë vendase që jeton në diasporë zbulon histori lufte dhe shpërnguljeje, por edhe stanjacion ekonomik e mungesë perspektive.

“Vendet e tjera nuk kanë këtë lloj emigracioni. Nëse sheh vendet e rajonit, RMV, Kosova, Bosnja e Mali i Zi, nuk kanë këtë lloj emigracioni. Ne jemi, ngjashëm me situtatë lufte, nëse e krahasojmë tendencën me Sirinë”, tha Nurja.

Një grup kombesh, që zakonisht shfaqet në mesin e vendeve me diaspora më të gjera janë ato në Evropën Lindore dhe në Ballkan. Luftërat e përgjakshme civile në vitet në vijim, zgjeruan shpopullimin, në Bosnjë për shembull në vitin 1992-1995 dhe në Shqipëri në vitet 1996-1997.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dubai

Ja sa mijë shqiptarë jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe?

zvicra

Zvicra ka ngrirë asetet ruse me vlerë 5.8 miliardë franga

zvicra

Zvicra ka ngrirë asetet ruse me vlerë 5.8 miliardë franga

Edward Joseph Zhozef  Eduard

Profesori amerikan tregon befasinë më të madhe të përballjes në KS të OKB-së: Vuçiqi bombastik u mund nga Osmani – Putini e ka…!

vjosa osmani okb grate e dhunuara

“Vuçiq u tensionua kur na pa dhe i pafytyrë doli nga salla”, Vasfije Krasniqi flet pas mbledhjes në KS të OKB-së

inspektorati-696x392-1

Inspektorati i Tregut: Do të kontrollojmë nëse punëdhënësit respektojnë vendimin për ditë jo pune gjatë zgjedhjeve

banese celesa

Qytetarët në Maqedoni vrapojnë pas kredive për banesa, ja sa miliardë euro është borxhi ndaj bankave

gjermani jeta

“Gasterbajterat” në hall me qiratë në Gjermani, në qytetet e mëdha edhe më keq

vucic okb

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit – reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

INFO

NA NDIQ