Një nënë dhe tre fëmijë janë evakuuar nga Izraeli me fluturim nga Tel Avivi në Athinë

Picture of Ina Online
Ina Online

25/06/2025

Katër shtetas të Maqedonisë së Veriut (një nënë dhe tre fëmijët e saj) janë evakuuar dje nga Izraeli me një fluturim nga Tel Avivi drejt Athinës, njoftoi Ministria për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme (MPJT), përcjell INA.

Deri më sot, numri i përgjithshëm i shtetasve të evakuuar nga Izraeli arrin në 12 persona – tetë përmes Egjiptit me avion qeveritar dhe katër përmes Athinës. Shumica e të evakuuarve janë fëmijë – shtatë nga gjithsej 12 persona.

Sipas informacionit nga përfaqësia diplomatike-konzullore në Tel Aviv, dhe duke marrë parasysh armëpushimin që hyri në fuqi më 24 qershor dhe stabilizimin e situatës së sigurisë, qytetarët që fillimisht ishin të gatshëm për evakuim të menjëhershëm, për momentin kanë shtyrë largimin e tyre. Kufizimet lidhur me konfliktin me Iranin janë hequr, dhe shkollat, institucionet dhe dyqanet kanë rifilluar punën.

Ministria, përmes Ambasadës në Tel Aviv, mbetet në kontakt të rregullt me të gjithë qytetarët që kanë shprehur interes për të lënë Izraelin nëse lind nevoja, dhe do të vazhdojë të informojë publikun me kohë. Rekomandimi për të shmangur udhëtimet drejt vendeve të Lindjes së Mesme mbetet ende në fuqi, njoftojnë nga MPJT. (INA)

TË FUNDIT

Mexhiti ironizon opozitën shqiptare: Nëse arritjet zhbëhen kaq lehtë, atëherë çfarë kanë bërë për 20 vjet?

Vajc: Në rrugën evropiane, Maqedonia ka pengesa me historinë nga shekulli i kaluar

Sërish lavdërohet Trump: Ndaluam luftën e Serbisë ndaj Kosovës tri javë më parë

Fetai: Na torturuan për lista të veçanta tani shkrihen në BDI me lista të përbashkëta

Bekim Qoku: Prania e shtetit shqiptar në Strugë forcon faktorin shqiptar në rajon

Tragjike në Shqipëri! Kapiteni hero i anijes shpëton dy turistë, por mbytet vetë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË