Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njofton se për nesër është konfirmuar evakuimi i katër personave, përkatësisht një familjeje – një nënë me tre fëmijë. Fluturimi nga Tel Avivi do të arrijë në Athinë, ku familja do të vazhdojë udhëtimin drejt Maqedonisë së Veriut.
Sipas Ministrisë, vendet janë siguruar nëpërmjet Ministrisë së Transportit të Izraelit, brenda fluturimeve të organizuara për evakuimin e shtetasve të huaj nga Izraeli.
Ky evakuim vjen pas atij të realizuar më 17 qershor me avion qeveritar. Duke përfshirë edhe datën 23 qershor, numri total i shtetasve maqedonas të interesuar për evakuim nga Izraeli arrin në 25, por jo të gjithë kanë shprehur gatishmëri për t’u evakuuar menjëherë.
Ministria thekson se vazhdon komunikimin e ngushtë me autoritetet në Tel Aviv dhe pret që në ditët në vijim të ketë shtesa të reja në numrin e evakuimeve.