“Një njësi zgjedhore” kalon filtrin e parë

Picture of designer@fetishimedia.ch

22/03/2022

Propozimi për një njësi zgjedhore në të gjithë territorin kaloi filtrin e parë në Kuvend. Propozimi i partive më të vogla kishte hyrë në procedurë pothuajse një vit më parë. Ai parashikon që në vend të zbatohet modeli proporcional me një njësi zgjedhore dhe pa prag. Mosmarrëveshjet politike kishin shtyrë shqyrtimin e tij. Konsensusi nuk është arritur akoma, por deputetët e të gjitha partive u shprehën të gatshëm të bisedojnë rreth këtij modeli. Propozuesit u shprehën të gatshëm të pranojnë amendamente për vendosjen e pragut të mundshëm zgjedhor dhe kërkojnë diskutim publik.

“Përbërja e Kuvendit do të jetë pasqyrim real i vullnetit të qytetarëve. Bashkësitë më të vogla etnike do të përfaqësohen në Kuvend përmes përfshirjes direkte në procesin zgjedhor, pa u kyçur në koalicion me partitë e mëdha politike. Në fund, do të çmontohet forma e qeverisjes njëpartiake”, tha Pavle Trajanov, Lidhja Demokratike.

Në mbështetje të plotë të modelit zgjedhor me një njësi u deklarua vetëm VMRO-DPMNE-ja.

“Vota e secilit votuesi duhet të jetë e njëjtë dhe duhet të peshojë gjithkund njësoj. Për momentin kemi njësi zgjedhore ku bëhesh deputet me më pak vota për dallim nga njësitë e tjera ku nevojiten më shumë vota dhe vjen deri te diferenca më e madhe sa i takon numrit të votave për deputetët nga njësi të ndryshme”, u shpreh Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

Deputetët e shumicës vlerësojnë se ndryshimet e këtilla sistematike kërkojnë më shumë kohë dhe analiza.

“Në modelin zgjedhor duhet të besojmë të gjithë, nëse duam vërtetë procese demokratike. Nëse nuk besojmë të gjithë në modelin zgjedhor atëherë kemi problem. Unë nuk them se duhet marrëveshje absolute por duhet të kemi marrëveshje më të gjerë”, theksoi Snezhana Kaleska Vançeva, LSDM .

“Mendoj se modeli zgjedhor me gjashtë njëri zgjedhore më së miri e pasqyron strukturën heterogjene të shoqërisë tonë. Ne do të vazhdojmë bisedimet si BDI por nuk do të lejojmë që të bëhet majorizimi ose mbivotimi i ndonjë partie nga ndonjë parti tjetër”, pohoi Vjollca Ademi, BDI.

Për dallim prej të tjerëve, Aleanca për Shqiptarët kërkon tetë njësi, bazuar në ndarjen rajonale.

“Nuk rregullohet kjo procedurë vetëm me vendosjen e një njësie zgjedhore në të gjithë shtetin por mund të rregullohet edhe në mënyra të ndryshme. Pse kur kërkoni ndryshim të ligjit nuk referoheni dhe nuk kërkoni ndryshim të sistemit zgjedhor. Në vend të Dontit, të gjejmë një sistem tjetër zgjedhor i cili do të kishte privilegjuar edhe partitë e vogla”, theksoi Halil Snopçe, Aleanca për Shqiptarët.

Propozimi do të shkojë në seancë të posaçme për diskutim publik, me përfaqësues politik, të OJQ-ve dhe ekspertë./Alsat

TË FUNDIT

Kasami takoi ambasadorin e Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas

Kurti në Kroaci flet për sulmin në Ibër Lepenc: Besojmë që është mbështetur dhe orkestruar nga Serbia

Rikthimi i shqipes irriton Stoillkoviqin

Zeqirija Ibrahimi: BDI-ja është e vulosur si parti antiamerikane e zhytur në korrupsion

Regjistrohet tërmet në rrethinën e Gostivarit dhe Tetovës

Intonimi i himnit në shkolla, Elezi: Propozim ligji do të plotësohet dhe ndryshohet përmes amendamenteve

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË