Një objekt i paidentifikuar rrëzohet mbi Kanada

Iliria News Agency
Iliria News Agency

12/02/2023

Edhe një objekt i ri i paidentifikuar mbi hapësirën ajrore të Amerikës në Veriut është rrëzuar, ka konfirmuar kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau.

Ai tha se objekti i ri ka “shkelur hapësirën ajrore kanadeze” dhe u rrëzua në Jukon, në veriperëndim të Kanadasë.

Dy avionë kanadezë dhe amerikanë u përpoqën që ta gjurmonin objektin dhe sipas Trudeau, ai u rrëzua nga një avion luftarak amerikan i llojit F-22.

Ky është objekti i tretë që rrëzohet në Amerikën e Veriut në javën e fundit.

Ushtria amerikane fundjavën e kaluar shkatërroi një balonë kineze dhe të premten rrëzoi një objekt të paspecifikuar – në madhësinë e një makine të vogël – mbi Alaskë.

Treudeau konfirmoi se ai dha urdhër për rrëzimin e objektit dhe për këtë çështje ka biseduar me presidentin amerikan, Joe Biden.

“Forcat kanadeze tani do të marrin mbetjet e objektit dhe do t’i analizojnë ato”, shkroi ai në Twitter.

Objekti i paidentifikuar fluturoi mbi Jukon në një lartësi prej 12.000 metrash dhe u identifikua të shtunën në orën 15:41, sipas kohës lokale, tha ministrja kanadeze e Mbrojtjes, Anita Anand.

Ajo tha se objekti ishte i “vogël” dhe në formë “cilindrike”, por shtoi se ekipet ende nuk kanë marrë mbetjet e objektit që të kuptojnë më shumë detaje.

Ankand tha se objekti u rrëzua rreth 160 kilometra nga kufiri me SHBA-në, duke shtuar se ai paraqiste “një kërcënim për aviacionin civil”.

Ministrja kanadeze tha se objekti i ri i rrëzuar duket se ishte më i vogël sesa ai i rrëzuar në Karolinën e Jugut të shtunën e kaluar – referencë për balonën gjigante kineze, që dyshohet se po përdorej për spiunazh dhe që është vlerësuar se ishte 60 metra e gjatë.rel

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

gruaja dhune burri rrahje

Gruaja nga Piroku e rreh rëndë me shuplaka burrin nga Gostivari

SONY DSC

Moti i ngrohtë “pushton” plazhet, fluks pushuesish në bregdetin shqiptar

arm-uniforma-600x360

Ushtria e Maqedonisë ka më pak gra ushtare profesioniste në krahasim me vendet e rajonit

kurti len

Albin Kurti tubim të përbashkët me opozitën në Cyrih të Zvicrës (FOTO)

morine kufiri shqiperi

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

stevo pendarovski

Pendarovski flet për sondazhet dhe tregon se kush do ti fitoj zgjedhjet

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI më e pasura, me më shumë para se partitë tjera

INFO

NA NDIQ