Një pacient nga të lënduarit në zjarrin në Koçan kthehet sot nga Austria

Picture of INA
INA

03/04/2025

Ministria e Shëndetësisë informon se një nga të lënduarit në zjarrin në Koçan, i cili ishte hospitalizuar në një qendër mjekësore në Austri, kthehet sot në shtet. Pas mbërritjes, ai do të mbahet nën vëzhgim 24-orësh, sipas protokolleve mjekësore. Në vend kanë mbërritur edhe ekipe të huaja për rehabilitim të pacientëve

“Aktualisht, në qendrat mjekësore jashtë vendit po trajtohen 80 pacientë, nga të cilët dy trajtohen në mënyrë ambulatore. Nuk ka ndryshime në gjendjen e tyre krahasuar me ditët e kaluara. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën e Kirurgjisë Plastike është pranuar një pacient i kthyer nga Greqia, i cili, pas ekzaminimeve të nevojshme, do të dërgohet në trajtim shtëpiak. Aktualisht, në këtë Klinikë janë të hospitalizuar tre pacientë”, sqaruan nga Ministria.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka pasur pacientë të rinj të hospitalizuar në Klinikën e Toksikologjisë. Siç informojnë, në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” janë hospitalizuar tre pacientë, ndërsa në Klinikën e Kirurgjisë “Shën Naum” vazhdojnë të qëndrojnë të shtruar gjashtë pacientë. Në Klinikën e Pulmologjisë, dy pacientët që ishin të hospitalizuar janë dërguar në trajtim shtëpiak, që do të thotë se aktualisht nuk ka pacientë të shtruar nga aksidenti në Koçan. Ndërkaq, në institucionet private nuk ka ndryshime në numrin e pacientëve të hospitalizuar.

“Gjithashtu, në vend kanë mbërritur ekipe nga jashtë me përvojë të madhe në rehabilitimin e pacientëve me djegie, të cilat po vlerësojnë kushtet hapësinore dhe pajisjet në disa qendra të rehabilitimit për pacientët me djegie. Ministria e Shëndetësisë mbetet në komunikim të vazhdueshëm me ekipet mjekësore brenda dhe jashtë vendit, duke u angazhuar për të ofruar kujdesin më të mirë të mundshëm për secilin pacient të lënduar nga aksidenti në Koçan”, theksohet në kumtesën e sotme.

TË FUNDIT

Kalkulime brenda grupeve parlamentare, Gashi përgjigjet

Taravari: Kjo periudhë e emocioneve kalon për 6-7 ditë, ia kemi lënë edhe një mundësi VLEN-it

Gjermania dëboi rreth 1.400 persona në RMV gjatë vitit 2024, mbi 2.000 u larguan vullnetarisht

“Dyshohet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për mbi 12 milionë denarë”, Policia Financiare me kallëzim penal për evazion fiskal ndaj një personi

Ibrahimi ‘godet’ Taravarin, akuza për me BDI-në

8 muaj larg vajzës/ Fero rrëfen dhimbjen në ditëlindjen e Ninës: Po luftoj për ty

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË