Një pajisje 170 dollarëshe mund të bëjë sulm DDoS ndaj iPhone

Picture of INA
INA

07/11/2023

Miliona përdorues të iPhone të cilët kanë përditësuar në iOS 17 përballen me një kërcënim potencial nga një pajisje që përdoret për hakimin e sendeve elektronike quajtur Flipper Zero.

Kushton 169 dollarë dhe mund të bëjë që një iPhone të dështojë duke e përmbytur me kërkesa për lidhje. Aktualisht për të parandaluar një sulm të tillë duhet të fiket Bluetooth plotësisht.

Raportuar fillimisht nga hulumtuesi i sigurisë Jeroen va nder Ham, sulmi realizohet duke afruar një pajisje Flipper Zero pranë. Sipas prodhuesit, kjo radio e kontrolluar përmes softuerit mund të përdoret për të “hakuar” sende dixhitale si protokollet radio, të aksesojë sisteme kontrolli, harduerë etj.

Falë dizajnit open-source, mund të instalohet në të një firmware i përshtatur duke hapur rrugë për aftësi të ndryshme që mund të kryejë. Një prej tyre është Flipper Xtreme.
Mjafton një konfigurim i Flipper Zero për të njoftuar disponueshmërinë e një pajisjeje Bluetooth Low Energy. Një konfigurim tjetër aktivizon një sulm DDoS që ka emrin “iOS 17 attack.”

Van der Ham thotë se sulmi e bën telefonin të paqëndrueshëm. Sulmi DDoS mund të bëhet edhe ndaj një pajisjeje Android dhe Windows. Por këto mund të bllokohen lehtësisht përmes konfigurimeve “Fast Pair” në Android dhe “Swift Pair” në Windows.

Siç edhe emërtimi sugjeron, duket një sulm i krijuar për iOS 17. Va nder Ham tha se nuk mund të replikonte sulmin ndaj iPhone me versione më të vjetra të iOS sesa iOS 17. /PCWorld Albanian

TË FUNDIT
21 orë
Facebooku e Instagrami ia heqin kufizimet Donald Trumpit
4 ditë
“Nuk kanë turp!" Trump për Zuckerberg: Nëse bëhem president, do ta dërgoj në burg për një kohë të gjatë
4 ditë
“ChatGPT” vjen në një pjesë të automjeteve të gjigantit gjerman
4 ditë
Paralajmërojnë ekspertët: Rritja e temperaturave mund të ndikojë në Wi-Fi-në tuaj
4 ditë
Whatsappi do t’ua mundësojë të flisni me njerëz në gjuhë të huaja

ME TE LEXUARA

21 orë
Facebooku e Instagrami ia heqin kufizimet Donald Trumpit

LEXO MË SHUMË

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Facebooku e Instagrami ia heqin kufizimet Donald Trumpit

auto_donald-trump-oval-office1550229304

“Nuk kanë turp!” Trump për Zuckerberg: Nëse bëhem president, do ta dërgoj në burg për një kohë të gjatë

chat-gpt

“ChatGPT” vjen në një pjesë të automjeteve të gjigantit gjerman

wi-fi ruter

Paralajmërojnë ekspertët: Rritja e temperaturave mund të ndikojë në Wi-Fi-në tuaj

whatsapp-1100x620-1-600x360-1

Whatsappi do t’ua mundësojë të flisni me njerëz në gjuhë të huaja

tik tok

A do të ndalohet përfundimisht përdorimi i TikTok-ut në Kosovë?

meta-logo-1

Brazili kërkon nga Meta të pushojë së shfrytëzuari të dhënat e përdoruesve për të trajnuar modelet e tij gjeneruese të AI

Apple-1

Apple miraton Epic Game Store për BE-në

Apple-1

Komisioni Europian akuzon Apple se ka shkelur rregullat teknologjike të unionit

INFO

NA NDIQ