NJË PERSONI NË AEROPORTIN E PRISHTINËS I GJENDET NJË ELEKTROSHOK

Një person është ndaluar një ditë më parë në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, pasi iu gjet një elektroshok.

Sipas policisë gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit, i cili udhëtonte në destinacionin e Stambollit, i është gjetur dhe sekuestruar një elektroshok.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.