Një pjesëz nga “Dashuria kuantike e Filanit”, shkruar nga Adem Demaçi

Picture of INA
INA

19/02/2024

Arbër Zaimi

Një pjesëz nga “Dashuria kuantike e Filanit”, romani ku Demaçi në mënyrë autobiografike hedh kujtimet e kohës prej fëmijërisë së tij e deri te burgu i parë:

***

Nga Beogradi na kishte ardhur “mysafir” shkrimtari-partizan Dobrica Qosiqi. Partia e kishte dërguar që të na mbante vajz se si ne, shkrimtarët e Kosovës, duhet ta krijonim letërsinë tonë. Ai, në zjarrin e fjalës së vet, duke rrahur foltoren me grusht, ashtu partizançe, në gjuhën e vet, ndër shumë gjëra të tjera, tha:

– … Futeni plugun thellë dhe hapeni hullinë e parë! Nisjani nga fillimi dhe krijojeni letërsinë tuaj këtu, në gjuhën tuaj, por në frymën e patriotizmit socialist jugosllav!…

Këtë tha shkrimtari-partizan nga Beogradi dhe shkoi e u ul në podium krahas Dushan Mugoshës-Duçit. Shikoj djathtas-majtas, të gjithë rrahin shuplakët përveç Zekeria Rexhës, Esad Mekulit dhe meje…

Dushan Mugosha-Duçi hapi diskutimin. U ngritën disa sahanlëpirës, disa të mjerë, disa kalemxhinj e disa lustraxhinj. Vetëm i binin djathtas-majtas e i silleshin vërdallë muhabetit. Disa, madje, i binin edhe mistri asaj që tha Dobrica Qosiqi por askush nuk e tha atë që kërkonte momenti. I çova dy gishta. Duçi ma dha fjalën. Duke dalë në foltore, vetmevete thashë: “Hajde, ndihmo i madhi Zot!” dhe nisa fjalën time:

– … Ne nuk kemi nevojë që ta fillojmë letërsinë tonë prej se parit. Si duket shkrimtari nga Beogradi, Dobrica Qosiq, nuk e ditka se ne e kemi letërsinë tonë. Ne duhet vetëm të vazhdojmë atje ku e kanë lënë shkrimtarët tanë të mëdhenj: Pjetër Budi, Frang Bardhi, De Rada, Naimi, Çajupi, Mjedja, Asdreni, Noli, Migjeni, Luigj Gurakuqi, Mihal Grameno, Lasgush Poradeci, Sterjo Spasse, Mitrush Kuteli e shumë të tjerë…

Duçi as nuk më shau, as nuk më tha faleminderit për fjalën time. Gjysma e të pranishmëve rrahu shuplakët, gjysma tjetër jo. Mirëpo, në atë ftohtësi të akullt, ishte si një lule që çel pranverën e hershme thirrja e qartë, ndonëse e vetmuar, por fort domethënëse e profesor Zekeria Rexhës:

– Bravo Filan!…

Në drekën që kishte shtruar Komiteti për nder të shkrimtarit-partizan nga Beogradi, mua nuk më ftuan. Por, as edhe nuk më nganë më tutje. Vazhdova punën ku isha. Mirëpo “partiashët” dy herë bënë përpjekje që të më bindnin që të hyja në parti… Refuzova të dyja herat…

TË FUNDIT

Mexhiti: Taravari s’ka vend në Qeveri nëse bashkëpunon me BDI-në

Sela në Click Plus foli për ASH-në dhe Taravarin, çfarë tha…?

Ishte misterioz deri më tani, Danja Koka shfaqet me të dashurin në festën pas Big Brother

Reagon Gjesti për herë të parë pas fitores së BBVA

Jahoski, pronari i “Pucko Petrol” ofron 2 milionë euro garanci për të dalë nga paraburgimi

Shtyhet sërish seanca konstituive, ky ishte propozimi i Glauk Konjufcës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË