Një porosi ministrit të ri të drejtësisë për padrejtësi!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

12/03/2023

shkruan: Naser Pajaziti

Tetovari i dënuar me burgim të përjetshëm, 18 vite kërkon drejtësi: Ma montuan rastin❗️

Burhan Nuhija nga Poroji i Tetovës po mbush gati 18 vjet në burgun e Idrizovës, si një i dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e një të riu maqedonas në lagjen Drenovec të Shkupit, derisa po lozte basketboll me fëmijët e lagjes.

Agjencia e lajmeve INA në vazhdimësi ka trajtuar rastin e Burhanit, i cili kërkon drejtësinë dhe pafajësinë, pasi që dëshmitë dhe provat e ofruara flasin se Burhani nuk ka lidhje me vrasjen që ndodhi më 19 tetor 2002 në lagjen Drenovec të Tetovës.

Avokatët e tij thonë se kjo lehtësisht dëshmohet edhe përmes dhjetëra dëshmive dhe provave që dëshmojnë se Burhani se është i pafajshëm. Burhani thotë se është proces i montuar ndaj tij si ish-pjesëtar i UÇK-së, dhe se rasti i tij është pjesë e montimeve të shërbimeve sekrete.

Burhani në disa rrëfime për INA ka apeluar për drejtësi, i bindur se e kanë montuar.

Ai thotë se si vëlla i dëshmorit të UÇK-së dhe djal i një hoxhe të nderuar dhe kombëtar nuk e kanë traditë të bëjnë akte të tilla qyqare dhe kriminale, por se rasti i është mveshur, duke e akuzuar padrejtësisht.

“Dihet botërisht se ne si shqiptarë nuk ngremë gisht ndaj fëmijëve, por është rast i montuar klasik. 18 vite po vuaj padrejtësish. Shendeti po më dobësohet. Kërkoj drejtësi sepse jam i pafajshëm si ish-ushtarë i UÇK-së. Askush nuk jep llogari sikur nuk dhanë për rastin Alfa ku vdiq Rexhail Qerimi. Ka edhe shumë raste të montuara…”, rrëfen Burhani.

Përkundër thirrjeve, ai mbetet në qeli, duke kërkuar vazhdimisht zbulimin e së vërtetës.

Ai shpjegon se të gjithë dëshmitarët dhe dëshmitë e dorëzuara atëkohë para gjykatës vërtetuan pafajësinë, por trupi gjykues për të mbyllur shpejt lëndën, e dënoi me burgim të përjetshëm.

Ky rast me ankesa ka ngecur në instancat gjyqësore për të mos u mbyllur deri në fund.

Janë me dhjetëra dëshmitarë që ishin paraqitur në gjykatë se Burhani ditën e vrasjes ishte krejtësisht në vend tjetër, por që gjykata nuk pranoi ato. Disa nga dëshmitarët sot kanë ndërruar jetë, por ka dëshmi edhe të tjera që avokati i tij maqedonas thotë se klienti i tij mbahet pa faj.

Ministri i ri i drejtësisë duhet të shoh hapësirat e veprimit për ta trajtuar këtë rast të rëndë!

Zbardhja e këtij rasti të harruar në labirinthet e drejtësisë mund të çmontoj rubikonin e montimeve dhe zinxhirit institucional të nëntokës nga shablloni DSK+ Prokurori hetues+ Trupi Gjykues.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

FB_IMG_1713907438210

Mexhiti: Vazhdojnë aderimet nga BDI në Lëvizjen Demokratike

DSC_0066-1024x576-1-600x360

Kroacia rikonfirmon mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

ageler-1

Ageler: Nuk do të arrihet asgjë me mosvotim

inbound3366641930486413441

Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta

vucic kurti

BE-ja mbështet Serbinë për muri – nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t’i ndërpritet procesi i anëtarësimit

IMG_1466

Menduh Thaçi bashkë me Blerim Bexhetin në Karshiakë

inbound6405638811103823630

Universiteti i Tetovës dhe Shoqata “TAKT” nënshkruan memorandum bashkëpunimi

klasa

Nxënësi bën kërdinë në shkollën e Shkup, arrestohet nga policia

inbound4488318726461931546

Në fshatrat e Tetovës ngjitnin materiale propaganduese gjatë heshtjes zgjedhore, dy persona kapen nga Policia

INFO

NA NDIQ