Një prelud për paqen…

Picture of INA
INA

21/09/2023

shkruan: Vullnet Ameti

Shtatori – ky muaj kaq i dashur për mua, muaji që shënon shënjtërimin e Nënë Terezës, Ditën Ndërkombëtare të Paqes dhe shuarjen e saj, data që m’i kthejnë në retrospektivë të gjitha aktivitetet që në qendër kanë pasur figurën e saj.

Figura e Nënë Terezës gjithmonë më ka eklipsuar, sakrifica dhe vetëflijimi i saj më kanë bërë të kuptoj që paqja është proces, është një rrugë e atillë që gjithkush në shoqëri duhet të gjejë mjetet për ta përsosur këtë proces.

Teksa lexoja librin e priftit të njohur shqiptar Don Lush Gjergji “Nëna e dashurisë”, kuptova që paqja më së miri ndërtohet dhe kuptohet përmes shembujve e teksa shkruaj për paqen në sfond më paraqiten të gjitha aktivitetet që i kemi ndërmarrë që në thelb kanë përçuar mesazhin sublim të PAQES.

Shpesh dua t’u shmangem toneve emocionale, por përpara figurës së Nënë Terezës nuk ka se si të mos emocionohemi, ajo është e pranishme çdo ditë dhe kudo. Të rrallë janë njerëzit që janë të pranishëm përmes MOSPRANISË.

Është e çuditshme e deri diku paradoksale, se si njeriu është në të njëjtën kohë rreziku ynë më i madh dhe shpresa jonë e vetme.
Nuk kishte asgjë më shumë se një zemër të madhe dhe mision hyjnor.

Aktivitetet e shumta kërkojnë një shkrim të gjatë, mu si procesi që nuk ka të ndalur, e tillë është PAQJA, ndërtesë, proces, progres. Me të drejtë e kishte John F. Kennedy kur thoshte që: “Paqja është një e përditshme, një proces javor dhe mujor, gradualisht duke ndryshuar mendimet, duke ulur barrierat e vjetra dhe ndërtimi në heshtje i strukturave të reja.”

Gjatë këtij shkrimi më është dashur në një kronologji përmes datave t’i vendos ngjarjet më me peshë në një kohështrirje që të mos e humbasim perin e këtij procesi, jo për të treguar punën që është bërë, sepse me kohë e kam kultivuar te vetja mungesën e avanturizmit për protagonizëm, por për të vetmin fakt që të gjitha këto data në esencë janë vijimësia e procesit paqësor që nga koha e themelimit të Universitetit e deri më sot.

I motivuar nga figura e Fadil Sulejmanit – rektorit historik të Universitetit të Tetovës se si në kohëra të rënda sidomos për popullin shqiptar, po flijonte veten më shumë se për arsim, për PAQE dhe i eklipsuar nga figura e Nënë Terezës se si para së gjithash përmbushte detyrën e saj ndaj Zotit, në vitin 2015 kur rrethanat politike dhe shoqërore ishin fragjile në vendin tonë, me vendim të Senatit në bashkëpunim me Northern Illinois University në Çikago dhe në dakordësi me Rektoren Lisa C. Freeman themeluam Qendrën për Paqe dhe Komunikim Transkulturor, e cila ka për qëllim avancimin e paqes, menaxhimin e konflikteve dhe mirëkuptimin ndërkulturor, aplikimin e një platforme akademike neutrale, në të cilën bazohet nxitja e shumëllojshmërisë së diskutimeve, me qëllim të arritjes së paqes përmes modelit të arsimit dhe sot në retrospektivë dhe në distancë kohore është e lehtë të gjykohen gjërat bardhë e zi, por në vijimësi kjo qendër ka arritur të prekë tema të rëndësisë së lartë.

Historia jonë dëshmon se kombi shqiptar, si një nga kombet më të vjetra të gadishullit ku ne jetojmë dhe veprojmë, në vazhdimësi i ka shërbyer paqes, qytetërimit e përparimit, gjithnjë duke u udhëhequr nga idetë pacifiste, e sidomos vetë Universiteti i Tetovës – UT është projekti më paqësor që mund të ekzistojë.

Në memorien tonë kolektive gjithmonë do të ngelet e gravuar thënia e famshme e Prof. Dr. Fadil Sulejmanit “Ne duam lapsin dhe fletoren, nuk duam dhunë” e cila shpesh ma kujton Ervin Hatibi kur poetikisht përshkruan tipologjinë e heroit e mes tjerash shënon: “Heroi është kush hedh hapin tej asaj ku të tjerët dalin. Ose ai që ndalon mu aty nga të tjerët ikin…” përveçse misionar Prof. Dr. Fadil Sulejmani do të ngelet edhe heroi ynë dhe busullë orientuese, e kjo tregon se populli shqiptar, është një popull që ka provuar historinë në të gjitha trajtat e saj dhe historia ka treguar që është paksa atipike që popujt e vegjël të nxjerrin njerëz të mëdhenj, por populli shqiptar ka arritur të përmbysë çdo kufi sidomos me shembullin e Nënë Terezës.

Në vitin 2016 organizuam konferencë për nder të shpalljes së shenjtërisë së Nënë Terezës nga Selia e Shenjtë në Romë dhe kjo ishte më e pakta që mund të bënim si institucion arsimor, sepse përpara DRITËS së saj, çdo vepër është minore.

Konferenca kushtuar Nënë Terezës nën patronatin e Universitetit të Tetovës tuboi rreth vetes personalitetet më të shquara kombëtare dhe ndërkombëtare të cilët nga afër e kanë njohur dhe e kanë ndjekur rrugëtimin e saj.

Në kujtesën time, vizita dhe rrëfimi i At Leo Maasburg-ut (priftit personal të Nënë Terezës) në tempullin tonë, do të ngelet një ndër takimet më të veçanta gjatë gjithë karrierës sime. Me prezencën e tij na nderoi edhe At Don Lush Gjergji një nga njohësit më të shquar të jetës dhe veprimtarisë së Nënës së Dashurisë, dëshmitë e të cilit do t’i shërbejnë historiografisë botërore.

Këtë konferencë me prezencë dhe rrëfime mbresëlënse e nderuan edhe i ndjeri Anton Sereci i cili në kujtesën e shqiptarëve do të mbahet mend gjithmonë për përpjekjet e tij të pandalshme për ruajtjen e traditave katolike dhe kreu i kishës katolike Imzot Dodë Gjergji – Ipeshkëv i Kosovës – Bishop of Kosova roli i të cilit është i pakontestueshëm pasi që në çështjet më sensitive ka bërë thirrje për paqe.

Në vazhdën e shumë zhvillimeve ajo që e begatoi më së shumti këtë aktivitet ishte dhe vazhdon të ngelet kryevepra e Prof. Dr. Miftar Memeti (piktorit të shquar) i cili me ekipin e tij prej 56 piktorëve realizoi portretin e mrekullueshëm të Nënë Terezës të punuar me mjeshtëri të rrallë dhe mbase ky portet do të ngelet përpunimi më i rafinuar në radhën e veprave të artit.

Në vitin 2017 në një edicion të veçantë revista “Filologjia” në volumin e saj të pestë botoi revistë shkencore kushtuar kryekëput figurës së Nënë Terezës nën emërtimin “Jeta, veprimtaria dhe humanizmi i Shenjtores Nënë Tereza”.

Ndërkaq viti 2018 shënon një moment tjetër shumë të veçantë në kujtesën time, sepse mu këtë vit nga Federata për Paqe Universale e Shqipërisë m’u akordua çmimi Ambasador i Paqes nga dy ish presidentët e Shqipërisë z. Rexhep Meidani dhe z. Alfred Moisiu.

Ndërkaq në vazhdën e shumë aktiviteteve në vitin 2019/20 doli në dritë edicioni i parë i revistës “FREEDOM” – Journal for Peace-building and Transcultural Communication, revistë që në mënyrë ekskluzive trajton temat e ndërtimit të paqes.

Ishte Qendra për Paqe një ogur i mbarë për të mos ndaluar kësaj rruge, edhe përkundër gjithë asaj se çfarë ndodh përreth nesh, ne si insituticion i jemi përkushtuar optimizmit dhe paqes deri në fund. Nuk ndajmë të njëjtin mendim me Kantin i cili thotë se “E mira do të ngadhënjejë në botën tjetër” ne jemi dëshmitarë që e mira po ngadhënjen çdo ditë, këtu në botën tonë, të dallimeve, të divergjencave, të konflikteve, të kundërthënieve – Paqja ngadhënjen gjithmonë.

Kjo rrugë tregon qartë se PAQJA është proces dhe nuk bëhet fjalë për një revolucion kopernikan, por për një konstante dhe përmes kësaj dialektike hegeliane kemi arritur të sheshojmë kundërthëniet dhe dallimet që na karakterizojnë.

I gjithë ky kalvar, këto data dhe të dhëna praqesin filozofinë e paqes, e cila s’është asgjë më shumë se një apel se është detyrë parësore e çdo njeriu që të kontribuojë në formimin e një shoqërie paqedashëse.

Të kesh dallime dhe moskuptime është më se e pranueshme dhe e zhvillon filozofinë e paqes por të gërryesh të mirën, të vendosësh veten më lart se të tjerët, kjo është filozofi mesjetare dhe antipaqeje e cila fatkeqësisht është akoma prezente mes nesh, njerëz që akoma nuk e kanë kuptuar se për hir të paqes duhet të bëhemi kurban se njerëzit e mëdhenj i vijnë këtij vendi të vogël shumë rrallë.

21 SHTATORI – DITA NDËRKOMBËTARE E PAQES

TË FUNDIT
17 orë
Sa ortodoksë e katolikë banojnë në Shqipëri?
2 ditë
Shqiptarët shtohen, e Plazhi i Madh i Ulqinit mbetet saç ka qenë!
4 ditë
Propaganda për të nxirë bregdetin shqiptar!
4 ditë
Të jetosh në mesin e derrave!
5 ditë
Orban krijoi pakënaqësi me takimin me Putin e Xi, A mund t’i hiqet Hungarisë Presidenca e Këshillit të BE-së?

ME TE LEXUARA

17 orë
Sa ortodoksë e katolikë banojnë në Shqipëri?

LEXO MË SHUMË

Eduard Zaloshnja

Sa ortodoksë e katolikë banojnë në Shqipëri?

Kim Mehmeti2

Shqiptarët shtohen, e Plazhi i Madh i Ulqinit mbetet saç ka qenë!

naser-pajaziti

Propaganda për të nxirë bregdetin shqiptar!

dijana toska

Të jetosh në mesin e derrave!

Orban Putin

Orban krijoi pakënaqësi me takimin me Putin e Xi, A mund t’i hiqet Hungarisë Presidenca e Këshillit të BE-së?

Kim Mehmeti

Pyet Shqipëria thuajse nuk e dinë: Ku janë kosovarët, pse n’ pushim nuk vijnë?!

Arben Fetai

Arben Taravari dhe UÇK-ja

himara

Nacionalizmi politik, Himara mbi 85% shqiptare e Tavo vs. Gjikuria

etem xheladini

Vallë, aq e vështirë të sigurohet idetinteti etnik, kulturor e gjuhësor, për dy popujt shumicë në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ