Një propozim i Zelensky-t për Perëndimin

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje vendeve perëndimore që të ndalojnë hyrjen e të gjithë qytetarëve rusë.

Në një intervistë për Washington Post, ai tha se sanksioni më i fuqishëm kundër Rusisë do të ishte mbyllja e kufijve.

“Rusët po vjedhin tokën e njerëzve të tjerë. Lërini ata të jetojnë në botën e tyre derisa të ndryshojnë filozofinë e tyre,” tha Zelenski.

Mbrëmë, në një fjalim nate në Facebook, ai tha se “pas kësaj lufte ruse kundër Ukrainës, nuk duhet të mbetet as një konflikt i zier dhe as i ngrirë”.

“Ukraina duhet të kthejë gjithçka që Rusia sekuestroi përkohësisht dhe shteti agresor duhet të ndëshkohet për krimin e agresionit. Dhe kjo është e rëndësishme jo vetëm për drejtësinë. Vetëm disfata e dukshme e agresorëve, humbja e tyre e gjithçkaje të kapur dhe përgjegjësia e tyre ligjore ndërkombëtare për agresion, janë mbrojtje nga çdo lloj lufte”, tha Zelensky.