“Një regjisor i bukur dhe i pastër”, ja nota e Ramadanit pas ndeshjes me Juventusin

INA
INA

27/09/2023

Juventus mposhti Leccen në javën e gjashtë të Serie A, me bardhezinjtë që në shtëpinë e tyre fituan me shifrat 1-0 falë një goli të Milik në pjesën e dytë.

Pjesë e rëndësishme e Lecces, ashtu si edhe në pesë ndeshjet e para, ishte mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani.

Ramadani luajti për 69 minuta teksa u zëvendësua për herë të parë në këtë sezon, kjo edhe sepse ishte ndëshkuar me karton të verdhë në pjesën e parë. Megjithatë, 69 minutat mjaftuan që 27-vjeçari të marrë një vlerësim shumë pozitiv nga Eurosport që i vendosi notën gjashtë paraqitjes së shqiptarit. Në vlerësimin e ndeshjes së Ramadanit, Eurosport thekson se mesfushori mori gjithnjë vendimet e duhura në fushë.

“Një regjisor i pastër, i bukur për t’u parë dhe që merr gjithnjë vendimet e duhura në fushë. Është autor i një pjese të parë të shkëlqyer, bie pak në pjesën e dytë pasi nuk kishte sasinë e duhur të “benzinës” për të furnizuar skuadrën në fazën ofensive”, shkruan Eurosport për paraqitjen e Ramadanit që vazhdon kështu të vlerësohet si një nga lojtarët kryesorë të Lecces, edhe pse ish-lojtari i Partizanit është duke shijuar vetëm vitin e parë në elitën e futbollit italian, Serie A. /Supersport

Top Channel

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kumulla

Rikthimi i Kumbullës në fushë, Mourinho jep detajet dhe datën

Shohei-Ohtani-1130x635

Në bejsboll nënshkruhet kontrata më e madhe në histori të sportit, Shohei Ohtani tejkalon yje si Leo Messi e LeBron James

aziz-salihu

Legjenda e boksit Aziz Salihu i lënë në harresë/ Askujt nuk i intereson a jam gjallë, për meritat që ja kam dhënë këtij shteti meritoj një kulm mbi kokë

Mesi topi arte

Zbulohen shanset e lojtarëve për të fituar Topin e Artë 2024, nuk prinë as Haaland dhe as Mbappe

lautaro martinez

Lautaro: Pija qetësues në çdo ndeshje deri në finalen e Champions League

Ronaldo

Ronaldo e festoi me gol dhe asist ndeshjen e tij të 1200-të në karrierë

Sylvinjo silvinjo

Sylvinho: Në “Euro 2024” të shfrytëzojmë mundësitë tona, duhet të provojmë shanset dhe të tentojmë

Sadio Mane

Sundimit të Manes i vjen fundi: Këta janë tre kandidatët për lojtarin më të mirë të vitit në Afrikë

joao-felix-600x360

Barcelona do të bëjë ofertë për Joao Felix

INFO

NA NDIQ