Një restorant në Beograd shërben vetëm ushqim nga vendet që se njohin pavarësinë e Kosovës! (Foto)

“Pavle Korcagin” është një restorant familjar në Beogradin qendror, kryeqytetin e Serbisë. Pika unike e këtij restoranti është menyja e saj e ndryshme ndërkombëtare, që shërben kuzhinë angole, spanjolle, irakiane dhe indiane, pranë atyre kazake, marokene dhe izraelite.

Por, siç shkruajnë mediat e huaja, restoranti “Korçagin” ka vetëm një rregull kur është fjala për zgjedhjen e gjërave që duhet të shërbejnë – gjella në fjalë duhet të vijë nga një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Muret e restorantit janë të mbuluara me “kujtime” nga komunizmi – imazhe dhe slogane nga liderët e njohur komunistë dhe socialistë, dhe fotografi të Titos, Stalinit, Leninit dhe Che Guevarës, që varen krah për krah.

Sende të reja shtohen në meny sa herë që pronari i Korcaginit dëgjon një vend tjetër që nuk e njeh Kosovën dhe të gjitha ushqimet përgatiten nga kuzhinierët e tij serbë.

Pronari është Vojin Cucic dhe ai e ka trashëguar Korcaginin nga babai i tij – i cili, thotë Vojin, ishte një “jugo nostalgjik” i vetëshpallur.