Një rrugë në Greqi merr emrin e Klaudia Latës, 20-vjeçares shqiptare që humbi jetën në aksidentin hekurudhor në Larisa

ina-online
ina-online

16/01/2024

Thuajse një vit pas aksidentit me Intercity në Tembi, bashkia e Larisa vendos emrin e Klaudia Lata në një rrugë në lagjen ku u rrit.

Këshilli i Komunës së 3-të në Larisa ka vendosur në mbledhjen e Majit të kaluar për ndryshimin e emrit të rrugës “Solona” me emrin e Klaudia Alexandra Lata (siç ishte pagëzuar 20-vjeçarja) ndërsa vendimi do të zbatohet këto ditë.

Rruga do të jetë në zonën Nea Smirni, afër kishës së Shën Dhimitrit, ku u rrit Klaudia. 20-vjeçarja ishte nxënëse e shkëlqyer në shkollën që kryqëzohet me rrugën dhe studente e Mjekësisë në universitetin Aristotelis të Selanikut.

Mësuesit e Klaudias e kujtojnë si një nga nxënëset më të veçanta të shkollës, ekselente të tëra vitet. Klaudia humbi jetën pas përplasjes së së trenave në Tembi, natën e 28 shkurtit 2023, duke u kthyer nga karnavalet e Patrës në Selanik.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kosovar suedi

Dy kosovarë bëhen heronj në Suedi, ia shpëtuan jetën një personi që ra në ujë

shqiptari restorant gjermani

Shqiptari që ka restorant në Gjermani s’ua merr asnjë cent klientëve shqiptarë

punetoret-800x445

Si e humbi jetën mërgimtari 43 vjeçar në Itali

protesta-nju-jork2

Shoqata Malësia e Madhe në New York, zgjodhi kryesinë e re : Kryetar i ri me mandat dy vjeçar u zgjodh Senad Lulanaj

shtetesia amerikane lotaria

Tarifat e aplikimit për shtetësi amerikane do të rriten për herë të parë në 8 vjet

qendra kulturore zagreb

Hapja solemne e Qendës Kulturore Shqiptare në Zagreb

policia gjermane gjermani

41-vjeçarja nga Maqedonia goditet me thikë nga burri i saj në Gjermani në sy të djalit të saj të mitur

supermarketet-800x445

Në të ardhmen, Coopi zviceran do të shesë perime nga Shqipëria

zvicer-policia

Shtetasi i Maqedonisë dëbohet nga Zvicra

INFO

NA NDIQ