Të shtunën mbrëma, PSG u bë kampione e Evropës për herë të parë pasi shkatërroi Interin me rezultat 5-0, dhe çuditërisht, ndoshta lojtari më i mirë i ekipit, Ousmane Dembele, nuk u përfshi në listën e golashënuesve në finale.
Megjithatë, francezi dha edhe një herë një kontribut të pamatshëm dhe regjistroi dy asiste.
Ishte në minutën e 20-të kur ai i dha asist Doue për 2-0 dhe në minutën e 73-të kur i dha asist Kvaratskhelias për 4-0.
Dembele kurorëzoi kështu një sezon fenomenal, të cilin e përfundoi me 54 ndeshje të luajtura me fanellën e PSG-së.
https://x.com/TouchlineX/status/1928933866573607021?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1928933866573607021%7Ctwgr%5Eca67d6b1ceb89555a75efe0befafe24bcd967df3%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Freporteri.net%2Fsport%2Fnje-sezon-fantastik-i-ousmane-dembele-a-mjafton-kjo-per-topin-e-arte%2F