Një shqiptar më bëri maqedonas krenar

ina-online
ina-online

05/12/2023

shkruan: Atanas Kostovski

Ministri ynë i Punëve të Jashtme, më në fund bëri ca netë gjumë në paqe.

Përmes valëve të trazuara të ujërave botërore, anijen e OSBE-së me flamurin maqedonas arriti ta ankorojë në kryeqendrën e Maltës La Valeta, me të gjithë 57 pasagjerët dhe ekipin e paguar për nëntë muajt e ardhshëm. Nga Shkupi ynë, fatkeqësisht, për ata që edhe më tej flasin se vrasjet dhe bombardimet nuk janë “luftë”, të gjithë pasagjerët “me konsensus” vazhduan rrugëtimin drejt La Valeta-s.

Ju uroj Ministër, për drejtimin njëvjeçar me OSBE-në, urime deri te i gjithë ekipi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Qeverisë sonë, shkupjanëve që i pranuan të gjitha rekomandimet gjatë kohës së mbajtjes së Këshillit Ministror të OSBE-së. Duartrokitja finale në sallën “Boris Trajkovski” e adaptuar në nivel botëror për nevojat e samitit, dëshmoi se Maqedonia jonë, në mënyrë të përkryer e realizoi mandatin e kryesimit njëvjeçar me OSBE-në.

Me gjasë, gjithmonë mundet edhe më mirë. Në kushtet tona, ofruam terren dhe mundësi që në nivel cilësor, mysafirët tanë të nderuar të kenë mundësinë nëse duan, të takohen, të bisedojnë, të debatojnë, të shoqërohen… Disa u takuan, disa u shmangën, ndërsa të tjerët nuk deshën as të dëgjojnë njëri tjetrin, … e më tej arsye të panumërta se pse të gjithë duan edhe më tutje të lundrojë anija e OSBE-së.

Shteti ynë, shkëlqyeshëm e kreu detyrën njëvjeçare të OSBE-së. Kështu theksuan mysafirët, ndërsa ne, do të vazhdojmë me të vjetrën, – harxhuam shumë para të popullit, e nuk derdhëm lot për hallet dhe brengat tona. Para, gjatë dhe pas përfundimit të Këshillit Ministror, u ndjeva sikur jam pjesë e një shoqërie për të gjithë, një shqiptar më bëri maqedonas krenar. Faleminderit Bujar!

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

putin-balkan

Sulme kimike në qytetet gjermane!? Raporti: Pushtimi tokësor i Putinit, skenar i mundshëm

Enver Bytyqi

A ja vlen që shqiptarët të paguajnë kaq shumë për prestigjin e liderit?

opinion

Të ruhemi nga pseudoshkenca e sharlatanëve

Makron Macron

Macroni gjuajti sërish me bazukën e tij – dhe Rusia nuk është objektivi i vetëm

Xhelal Zejneli

Çështja shqiptare në Maqedoni-ridefinimi i Maqedonisë

femijet nerove krusheve

Fëmijët dhe prindërit shqiptarë e nisin vet ndërtimin e shkollës në Krushevë, dora e shtetit nuk duket askund

Bekim Qoku

30 për qind e shqiptarëve në Maqedoni konsiderohen pakicë

Xhelal Zejneli

Çështja shqiptare në Maqedoni – statusi politik

sadri-ramabaja1

Stadi i ri i përballjes me Serbinë – Gadishmëria për luftë

INFO

NA NDIQ