Një tjetër dasmë, Luana Vjollca do martohet së shpejti?

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj janë një nga çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar, kjo edhe për faktin që kanë tentuar që lidhjen ta mbajnë të fshehtë, por fotot ku janë kapur mat së bashku e kanë zbuluar lidhjen e tyre me kohë.

Luana dhe Krenari po bëjnë më shumë se dy vite të lidhur e mesa duket kjo kohë ka mjaftuar që çifti të mendojnë hapin e radhës, atë të martesës.

Duke qenë se tashmë e shohim Luanën çdo të shtunë në ekran, shpesh herë kjo e fundit ka lënë vend për informacione mbi jetën private.

Duke patur përballë Ylli Limanin, moderatorja e ka pyetur këngëtarin se kur do të martohet.

”Nuk i dihet, ndoshta shumë shpejt”, ka thënë Limani, ndërsa Luana e ka pasuar me batutën: ”Si unë në verë?” Një detaj i tillë nuk i ka shpëtuar as publikut, as të ftuarve, por Vjollca ka nxituar të thotë se ishte thjesht një shaka. Më pas ajo i është drejtuar Edi Manushit për të kërkuar mbështetje, pasi sipas saj ai e dinte të vërtetën.

Manushi e ka ngatërruar edhe më tej situatën, duke u shprehur: “Nuk i dihet, zërat po qarkullojnë”. Mos vallë 2018-ta do të na gjejë me një tjetër dasëm të bujshme? ”Ku ka zë, s’është pa gjë” /albeu.com/