Një tjetër skandal me librin “Shoqëria”

Gazetari Urim Saliu ka shkruar rreth një libri tjetër skandaloz, me të cilin mësojnë fëmijët shqiptar në Maqedoni.

“Një tjetër skandal tek libri “Shoqëria” për klasën e katërt të ciklit të ulët .Tabelat dhe shenjat e trafikut për lajmërim në gjuhën maqedone ndërsa gabimet gjuhësore janë poashtu evidente si për shembull “Plani i qutetit”, ka shkruar Saliu.

Kohëve të fundit janë shpeshtuar reagimet rreth librave shkollor që fyejnë dhe nënçmojnë shqiptarët në Maqedoni.

Gabime drejtshkrimore dhe fyerje janë hasur tek Librat e Gjeografisë, Muzikës, tek libri Shoqëria dhe shumë të tjerë.

(INA)