Një tragjedi nga lufta e dytë botërore me një piktor italian

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14 Mars, 2023

Bardhyl Berberi/INA

Në një nga rrugicat karakteristike të Pogradecit ndodhet pranë shtëpisë së tij studiua e “Piktorit të Merituar “Anastas Kostandini .Miqësia fëminore me piktorin më shtyn shpesh herë të shkoj në studion e tij për të parë ndonjë krijim të fundit.

Para pak ditësh krejt befasisht më tërhoqi vëmendien një akuarel i veçantë me një pamje nga manastiri i Shën Naumit .Një akuarel me tone krejt të veçanta ngjyrash. -Nuk është puna ime thotë Anastasi ,-ja shiko këtu lexohet fare qartë firma e autorit Mario Kasteli ,punuar më 24 maji 1943.

Po si ndodhej ky akuarel në studion e ”Piktorit të merituar “ Anastas Kostandini ?

-Që kur kam qënë i vogël ky akuerel më ka përkëdhelur pasionin dhe dëshirën time për tu marrë me pikturë. Ka qënë dhe një shkak tjetër babaj im Gjergji këtë pikturë të ushtarit italian e ka quajtur si një gjë me vlerë jo vetëm si vepër arti që është e përkryer por edhe si një relikë që i sillte një kujtim, një intimitet njerzor me ushtarin italian Mario Kasteli.

Mbresat e babajit të Anastasit (tani ai nuk jeton më) vetë koha i ka mbështjellë me një tis romantik dhe emocionues .Vetë piktori Anastas Kostandini i sjell këto mbresa krejt të gjalla. Ja akuareli paraqet një pamje nga Shën Naumi ,ky manastir nga më të mëdhenjtë e Ballkanit ku zhvilloheshin panaire dhe rite fetare nga i gjithë rajoni ,ku siç thoshte i jati i Anastasit këtu shpirti gjente paqe.

Në këtë akuarel ndjehet qëndrimi romantik i autorit .Puna dëshmon për një pikturë tepër profesionale dhe njohje të teknikës .Babaj më ka thënë se ushtari italian ishte marrë nga bangat e shkollës ku studionte për pikturë. Ishte një djalosh me shpirt human paqësor që e urrente luftën dhe fashizmin .Shpesh ,Mario i thoshte babajit të Anastasit, – se ne italianët nuk jemi për luftë por vetëm për punë .Kjo pikturë nuk ishte e vetmja që Mario ka bërë në Pogradec ku ishte vendosur reparti ushtarak i italianve .Por këtë akuarel që ndodhet në studion e piktorit Anastas Kostandini ushtari italian Mario Kasteli ia dhuroj në shenjë miqësie babait të Anastasit ,Gjergjit .Me kapitullimin e italisë fashiste Mario vazhdonte të qëndronte në Pogradec .Por vetëmpas pak ditësh pas kapitullimit të italisë fashiste në qytetin e Pogradecit hyri gjermania naziste duke kryer masakra të mëdha në qytet midis popullit dhe në radhët e ushtarve italianë pas kapitullimit të italisë fashiste .Një ditë me mjegull në qytet gjermanët nazistë organizuan një masakër .Popullsia civile sëbshku me ushtarët italianë u nisën me vrap nëpër kodrat e qyteti në drejtim të rrugës të Mokrës për ti shpëtuar kësaj masakre .Gjermanët hapën zjarr masiv mbi popullatën e pambrojtur dhe humbën jetën dhjetra qytetarë dhemidis të vrarve ishte edhe Mario Kasteli .Një plumb i mallkuar e kishte kapu Marion prapa kokës .Babaj i Anastasit ,Gjergji Kostandini midis të vrarve nga masakra gjermane midis dhjetra pogradecarve të vrarë nga breshëritë e armëve të ushtarve gjermanë ishte dhe trupi pa jetë i piktorit italian Mario Kasteli .Gjergji derdhi lotë të nxeta për mikun nga Italia dhe e ka marrë trupin e pajetë të djaloshit Mario Kasteli .E mori trupin e Mario Kastelit dhe e varrosi me ngutje aty pranë kishës së qytetit të Pogradecit dhe për të mos harruar dhe për të mos ngatërruar varrin e Mario Kastelit ai i vendosi mbi varr një balestër makine .

Kur erdhi gjenerali italian në Pogradec për të marrë eshtrat e ushtrve italianë i jati i Anstasit Gjergji iu tregoj atyre varrin e mikut të tij Mario Kasteli. Ata hapën varrin dhe morën eshtrat e ushtarit italian piktorit që kishte lënë studimet në mes dhe humbi jetën në mes të ëndrave të tij rinore .Ja kështu ka mbetur ky akuarel i piktorit italian në familjen Kostandini dhe më pas në studion e ” piktorit të merituar “Anastas Kostandini e cila ruhet në studion e tij midis shumë pikturave si një relike me shumë vlerë akuareli i djaloshit Mario Kastelit që donte jetën dhe jo luftën thotë Anastasi.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

libra-te-grisur

MASH: Libri i Historisë dhe Shoqërisë për klasën e pestë tërhiqet nga përdorimi

IMG_1723

Në Universitetin e Tetovës u promovua libri “Të lirë” i Lea Ypit, shkrimtares dhe filozofes së njohur me renome ndërkombëtare

shkolla-nxenes-klasa

Nisin aplikimet për certifikimin e mësuesve shqiptarë në Diasporë

rama kovacevski

Rama batuta me Kovaçevskin: Integrimi na la pa flokë

sander lleshi

Ish-ministri i brendshëm shqiptar: Gjeni një numër telefoni të Albin Kurtit

TIRANA

‘Java italiane’ në Shqipëri, Rama publikon videon: 60 evente të ndryshme që nga muzika deri tek arkitektura

biljana angelova

Biljana Angellova, rektore e re e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”

universiteti-shkupit

Sot zgjedhjet për rektor të Universitetit të Shkupit

rama

EMRAT/ Qeveria shqiptare nis zëvendësimin e ambasadorëve

INFO

NA NDIQ