Një ushtar profesionist dyshohet për dërgim të telefonave për të burgosurit në Idrizovë

ina-online
ina-online

02/02/2024

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka iniciuar procedurë kundër një të dyshuari 23 vjeçar për veprën penale Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar nga neni 353 paragrafi 1 i Kodit Penal. I dyshuari, më 1 shkurt, në INP Idrizovë – Shkup, në cilësinë e zyrtarit ka ndërmarrë veprim që ka tejkaluar kufijtë e kompetencave të tij zyrtare me qëllim që të përfitojë dhe mundësojë përdorimin e celularit për dy të dënuar që vuanin dënimin me burg, njoftoi PThP, transmeton Portalb.mk.

“I dyshuari, më 1 shkurt, në INP Idrizovë – Shkup, në cilësinë e zyrtarit – ushtar profesionist në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të gjendjes së krizës së shpallur në zonën e burgut, është punësuar si i jashtëm – sigurimi statik nga një kullë vrojtimi në murin e gardhit të objektit të burgut. Duke vepruar kështu, ai ka ndërmarrë veprim që ka tejkaluar kufijtë e kompetencave të tij zyrtare me qëllim që të përfitojë dhe mundësojë përdorimin e celularit për dy të dënuar që vuanin dënimin me burg në pavijonin e mbyllur dhe që sipas rregullave të në burg, janë të ndaluara telefonat dhe komunikimi pa mbikëqyrjen e policisë së burgjeve”, thonë nga PThP.

Pasi kishte fshehur paraprakisht dhjetë celularënë jelekun taktik të uniformës që kishte veshur, ai kaloi rojën, dhe duke ditur që të dënuarit ishin liruar për shëtitje të përditshme dhe po e prisnin, ai qëndroi pranë murit të kabinës dhe më pas i hodhi celularët mbi dy gardhe mbrojtëse për t’u mundësuar komunikimin pa mbikëqyrje.

“Meqenëse ekzistojnë rrethana që tregojnë qartë rrezik për arratisje, si dhe rrethana të veçanta që arsyetojnë frikën se i dyshuari do ta përsërisë veprën penale, prokurori publik ka paraqitur propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin”, thonë nga PThP.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Rama Zelenski

Zelensky arrin sot në Tiranë, merr pjesë në Samitin për Ukrainë

BE bruksel EU Bashkimi Evropian Unioni

Sot takimi për dinarin në Bruksel, Kosova përfaqësohet nga zyrtarë të BQK-së

Bujar Osmani

Rreziku nga Rusia – Ja kur hapet “kutia e Pandorës” sipas Bujar Osmanit!

IZETT-1392x928

Izet Mexhiti: Përplasjet e mia në BDI datojnë nga viti 2016 kur isha kundër koalicionimit me Nikolla Gruevskin

IMG_9321

VIDEO/Pajaziti: Premtimet e Ali Ahmetit për heqjen e 20%, reprizë që 20 vite vazhdimisht përsëritet

Taravari Gostivar

Taravari: Për pak orë mblodhëm 8 mijë nënshkrime

policia-haracine

Detajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit / 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë nga vëllau i tij

policia-mk

Vrasje në Bllacë, krisma armësh

imer

Selmani: Për demokracinë do të ishte e shëndetshme që presidenti të zgjidhet në Kuvend

INFO

NA NDIQ