Një vit nga Marrëveshja e Prespës

0

Në një vjetorin e Marrëveshjes së Prespës ambasadori i Francës dhe Gjermanisë mbollën fidane në vendin ku u nënshkrua marrëveshja.

Ajo sipas ambasadorit gjerman Tomas Gerberih ka dimension historik sepse në mënyrë paqësore e ka zgjidhur një konflikt, njëjtë siç Franca dhe Gjermania vendosën paqe dhe u bënë vende mike edhe pse para 100 vitesh luftonin kundër njëra tjetrës në fushëbetejë.

Gerberih thotë se në vjeshtë Maqedonia e Veriut do të marrë datë për çeljen e negociatave, ndërsa nuk e hedh poshtë as mundësinë e ndarjes së pakos ku bëjnë pjesë Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

“Kjo është pak çështje e vështirë. Unë mendoj se është e nevojshme që shtetet e Ballkanit Perëndimor bashkë të hyjnë në Bashkimin Evropian, është e rëndësishme për rajonin, të kenë një pako të përbashkët, por sigurisht se ka dallime mes disa shteteve të Ballkanit andaj nëse është e nevojshme na duhet gjithashtu të mendojmë për ndarje, që të mos e ndëshkojmë një shtet për shkak të të metave të shtetit tjetër, megjithatë është proces për të cilin do të mendojnë shtete anëtare”, tha Tomas Gerberih, Ambasador I Gjermanisë.

Maqedonia e Veriut do të marrë datë pasi të jenë tejkaluar disa probleme teknike tek shtetet anëtare të BE-së tha Gerberih, ndërkaq ambasadori francez Timonie thotë se duhet ende punë për të përmbushur këtë shpresë të përbashkët për marrje të datës.

“Ajo është shpresa jonë e përbashkët por ende duhet të punojmë për të, ende”, theksoi Kristian Timonie, Ambasador I Francës.

Në Prespë sot ishte edhe Kryeministri Zoran Zaev në ngjarjen “Njihe Prespën” nga ku tha se pret që në Këshillin e radhës së Evropës të konfirmohet përparimi i shtetit dhe me këtë të konfirmohet ajo që doli përmes raportit të Komisionit Evropian.

“Populli dhe vendi ynë e meritojnë, duhët që këtë vit të konfirmohet në Këshillin e Ministrave diku në datë 20-21 kur në Këshilline Evropës do të bëhen konstatimet finale, e që definitivisht vërtetojnë se vijojn verifikimi në parlamentet kombëtare”, deklaroi kryeministri I Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Kryeministri gjithashtu shtoi se i vjen mirë që deri në fund të vitit Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-së. Në këtë periudhë do të fillojnë edhe negociatat me BE-në kështu që sipas Zaevit viti do të mbyllej me sukses në aspektin e proceseve euro-integruese.