Një vit nga pushtimi rus i Ukrainës, nata që ndryshoi përgjithmonë botën

Iliria News Agency
Iliria News Agency

24/02/2023

Sot është bërë saktësisht një vit nga ngjarja që ndryshoi botën – fillimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Në agresionin brutal rus kundër Ukrainës, mijëra njerëz vdiqën, miliona u zhvendosën dhe qytetet ukrainase u shkatërruan, ekonomia u rikthye me dekada prapa. Një vit më vonë, nuk ka asnjë shenjë paqeje. Gjithçka tregon për një luftë të zgjatur dhe gjithnjë e më të përgjakshme.

E në kuadër të një-vjetorit të luftës ruse, Presidenti Volodymyr Zelensky e ka nisur këtë të premte (24 shkurt) me një mesazh të fortë dhe bindës se viti 2023, do të jetë viti i fitores së Ukrainës.

“Më 24 shkurt, miliona prej nesh bënë një zgjedhje. Jo një flamur i bardhë, por ai kaltër e verdhë. Jo duke ikur, por duke u përballur. Duke rezistuar dhe luftuar. Ishte një vit dhimbjeje, pikëllimi, besimi dhe bashkimi. Dhe këtë vit, ne mbetëm të pathyeshëm. E dimë që viti 2023 do të jetë viti i fitores sonë?”, tha Zelensky.

Gjatë ditës së djeshme, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me shumicë dërrmuese një rezolutë ku bën thirrje për “paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe afatgjatë” sa më shpejt që të jetë e mundur në Ukrainë, në përputhje me parimet e Kartës së OKB-së.

Me 141 vota pro, 7 kundër dhe 32 abstenime, vendet anëtare mbështetën tekstin e paraqitur nga Ukraina ku theksohej rëndësia e arritjes së paqes. Rezoluta gjithashtu përsërit kërkesën e asamblesë që Rusia “të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte të gjitha forcat e saj ushtarake nga territori i Ukrainës në kufijtë e saj të njohur ndërkombëtarisht, si dhe bën thirrje për ndalje të luftimeve”.

Në anën tjetër një vit nga momenti kur Rusia vendosi të sulmojë ushtarakisht Ukrainën, Vladimir Putin doli në një konferencë për shtyp për të bërë bilancin e këtij agresioni.

Ai e drejtoi gishtin drejt Perëndimit dhe shtoi se lufta mund të ishte evituar.

“Ne po bënim gjithçka që ishte e mundur për ta zgjidhur këtë problem me Ukrainën në mënyrë paqësore, duke negociuar një rrugëdalje paqësore nga ky konflikt i vështirë, por pas shpine po përgatitej një skenar krejt tjetër. Ata thjesht po luanin me kohën, duke mbyllur sytë ndaj vrasjeve politike, keqtrajtimit të besimtarëve,” tha ai. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

5dabfccd-51db-4774-a2a0-8dae5c33ddcf

Kasami nga Struga ironizon me ‘’qeverinë e improvizuar të Ali Ahmetit’’: Zot, ruaju mendjen

Screenshot_2024-04-18-22-23-44-810_com.android.chrome-edit

Osmani: Nuk ka kufij më për ëndrrat tona…

Screenshot_2024-04-18-21-52-06-414_com.android.chrome-edit

Ilir Hasani: Jo mua, por Kumanova duhet t’u takojë shqiptarëve

FB_IMG_1713462436503

Ajdari:Sllupçani gjithmonë rreshtohet pas ideve madhore

vmro_np

Maqedonia përsëri e jotja” – kjo është moto VMRO-DPMNE-ja për fushatën parazgjedhore

FB_IMG_1713457848339

Sinani ironizon seancën e Frontit Evropian:Fillova punën si eurodeputet

bujar osmani

Osmani: Ta ”pushtojmë” kalanë e fundit të monopolit etnik!

mickoski-1

Zgjedhjet Parlamentare/ Mickoski: Fushatë pozitive për të kthyer shpresën e qytetarëve

mexhiti vlen

Mexhiti: Ali Ahmeti si në Kore të Veriut

INFO

NA NDIQ