Njëherë “Open Mind”, pastaj “Open Balkan”

Muhamer Pajaziti

Ballkani i Hapur është një nismë për bashkëpunim rajonal e nisur nga presidenti, Aleksandar Vuciq, kryeministri, Edi Rama dhe ish-kryeministri Zoran Zaev.
Treshja e gatoi këtë nismë në një qytetë të Serbisë, pa dijeninë e Kosovës.

Kryeministri Rama ju hodh në përqafim fqinjëve sllavë, duke harruar vëllain e vogël në Prishtinë. Ai harroi edhe një nismë të ngjajshme të inicuar nga Gjermania, e njohur si Procesi i Berlinit.

Të dyja nismat në fakt parashohin lëvizjen e lirë të katër lirive themore, zgjjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dypalëshe dhe të brendshme, arritjen e pajtimit brenda dhe ndërmjet shoqërive në rajon, rritjen e bashkëpunimit ekonomik rajonal si dhe hedhjen e themeleve për një rritje të qëndrueshme.

Por, pse u ngut Rama? A nuk ishte më logjike që së pari të lehtësontë apo të shembte kufitijë me Kosovën, me të cilën kemi një gjuhë, një gjak, një komb dhe një histori të përbashkët.

Pastaj pse një nismë që vjen nga Presidenti Vucic, një zëdhënës i regjimit të Milosheviqi?, i cili para se ta hapte Ballkanin, duhet ta hap mendjen e tij (Opend Mind), ta pranoj shtetin e Kosovës dhe t’i pranoj krimet e kryera në Kosovë.

Është e cuditshme tendenca që të anshkalohet procesi i Berlinit, që ka garancat e Bashkimit Evropian dhe të pranohet një nismë që shkon drejtë EuroAzisë.
Rama me shokët e tij, me inate dhe mllef kundër BE-së, duan të shantazhojnë atë, por sa kanë fuqi dhe këllqe të shtyhen me shtete që janë motori i ekonomisë evropiane dhe lojtarë të rëndësishëm global..

Lëvija e lirë e personave, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit është një gjë e mirë, por jo me politikanë që i kanë duartë e përlyera me gjakë të shqiptarëve.

Sado që mundohemi të harrojmë të kaluarën dhe historinë, ajo na ndjek pas si hije, sepse kemi akoma viktima të këtyre tragjedive dhe tmerreve të shkaktuara nga nismëtarët e Ballkanit të Hapur.

Do të ishte mirë, që një ditë të mund të lëviznim lirshëm dhe pa kokëdhembje në rajon, që të njihen kualifikimet tona, që të hiqen barrierat fizike, fiskale dhe teknike, por të paktën ta dëgjojmë një kërkim falje dhe një njohje të realitetit faktik.