Njerëzit mbesin të habitur nga “fantazma” e Pablo Escobar në ndërtesën që po ia shembnin

0

Vendi ku Pablo Escobar strehohej u shemb nga policia për t’i lënë vendin një parku gjigand në kujtim të personave që kanë humbur jetën nga trafiku i drogës. Aty do të instalohet skulptura “Jeta e re” e artistit Rodrigo Arenas Betancourt, një lapidar në homazh të 46.612 viktimave të luftës së drogës në qytet.
Por kjo video që po bën xhiron e rrjetit, tregon se pak sekonda para shembjes së ndërtesës, në ambientet e jashtme të një prej ballkoneve të saj, një fantazmë që dyshohet e Pablo Eskobarit, vërtitet, derisa ndërtesa shkatërrohet nga minat.

Gjatë kohës kur bosi i drogës ishte gjallë një numër shumë i madh njerëzish humbën jetën, të vrarë me urdhër të Escobar-it ose të vrarë duke luftuar për të.

Pablo Escobar ka qenë në krye të trafikimit të drogës nga Kolumbia në Amerikës dhe një nga njerëzit më të pasur të botës. Ai u vra në vitin 1993.

Çdo ditë, ndërtesa e tij vizitohej nga grupe të shumta turistësh.