Njeriu më i fortë në Kosovë, tregon luftën me gjarprin dhe kush tentoi t’ia vriste prindin

0

Bujar Muli apo njeriu më i fortë në Kosovë, ka 139.9 kg, tregon se si i lindi ideja të merret me pesha të rënda: “Unë edhe si fëmijë dallohesha nga fëmijët tjerë për nga forca. Ndërsa ngritja e veturës ishte krejt në mënyrë spontane, e ngasës ishte Albani, vëllai i madh imi”.   A më shumë ke frikë nga gjarpri a nga aeroplani? “Me gjarprin me ka ndodhë të ballafaqohem dhe kam dalë fitues, ndërsa sa i përket aeroplanit mos ia pafsha turinjtë kurrë, pak hajgare.

Nuk kam dëshirë të fluturoj fare me të edhe pse me duhet, me të fluturova për Evropë muajin e kaluar”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Muli. Si e mposhte gjarprin? “Isha duke shëtitur në fshat dhe vëllai i vogël ishte afruar te një mollë aty, u shfaq gjarpri edhe unë e kam marrë një stupcë edhe e kam mbytur. Ama atëkohë ishim të rinj”, tregon ngjarjen Muli. Ai ka në kujtesë një histori të dhimbshme gjatë luftës së Kosovës. “Më 2 maj të vitit 1999, në masakrën në fshatin Studime, komuna e Vushtrrisë, një prej masakrave më të mëdha gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Rastin kur paramilitarët serb e zbriten babin prej traktorit në tokë, me forcë – unë isha fëmijë e iu frikësova më të keqes për të. Kurrë në jetë nuk do e harroj atë natë të tmerrshme e të llahtarshme për mua e për gjithë familjen time, e si e thotë babi nganjëherë: ‘As në filmat e Hiqkokut nuk hasën situata të ngjashme’”.