Njeriu kyç i Mickoskit pronar i një fabrike kanabisi me partner me kapital rus, dyshime nga Bogoev

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14/04/2023

Nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev në një intervistë për javoren “Fokus” theksoi se njëri ngan njerëzit kyç të kreut të të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski posedon fabrikë kanabisi me partner me kapital rus.

Ai në intervistë ka ngritur dyshime për lidhjen e mundshme të kryesisë së VMRO-DPMNE-së me biznesin e kultivimit të kanabisit.

“VMRO-DPMNE akuzoi dhe kritikoi për kultivimin e marijuanës për vaj kanabis. A është e vërtetë që lojtarët e afërt të VMRO-DPMNE-së, të përfshirë në “arat e Delçevës” në nivelet më të larta janë përfshirë në këtë biznes. Fabrika gjendet në komunën e Petrovecit. Dhe a është një nga njerëzit kyç të afërt me Mickoskin, i cili gjithashtu është i përfshirë në aferën e lartpërmendur me arat e Dellçevës. Një nga partnerët e tij apo bashkëpronarët është një rus me kapital rus? Dhe pas përhapjes së kësaj pune në margjinat politike, a u tërhoq njeriu nga struktura e pronësisë dhe la të afërmit e tij të drejtonin punën?”, theksoi Bogoev.

Sipas tij, është hipokrite që VMRO-DPMNE të flasë për këto gjëra. “Si më parë, do të vazhdojmë luftën kundër korrupsionit. Këtu janë ndryshime të rëndësishme dhe rrënjësore në gjyqësor. Pres që LSDM-ja dhe Qeveria së shpejti të dalin me aktivitete konkrete dhe me paketë reformuese”, tha Bogoev.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo-pendarovskiii-780x470-1

Pendarovski: Do të anëtarsohem në VMRO-DPMNE nëse do të arrijnë që maqedonasit t’i përfshijnë në Kushtetutën bullgare

IMG_9497

Kongresi i LSDM zyrtarizoi kandidaturën e Pendarovskit për president

IMG_9496

IPIS demanton: Nuk kemi bërë anketë që u shpërnda sot

IMG_9478

Pritja e Taravarit në Strugë në hapjen e shtabit zgjedhor (Video)

IMG_9479

Selimi: Ndihma e shpejt në Shkup për herë të parë me shef shqiptar

David-Philips

Serbët le të shkojnë në Serbi, nëse duan të përdorin dinarin, thotë ish-zyrtari amerikan

fature-market

Disa markete brenda natës i rritën çmimet, ankesa nga qytetarë

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI me kandidatë për deputetë në njësitë 3 dhe 4, ja emrat?

Ilir-Demiri-921x614

Demiri: nuk do të ketë incizime pa radhë, terminet për rezonancë magnetike do të publikohen në “Termini im”

INFO

NA NDIQ