Njeriu viz a vi intelegjenca artificiale!

ina-online
ina-online

28/11/2023

Mehmedali Jusufi

Nëse ka ndonjë gjë të veçantë tek ne, është aftësia jonë për t’u mahnitur nga bota dhe për të shpikur gjuhë për kanalizimin e kësaj mrekullie – mrekullinë e botës së brendshme, gjuha për të cilën është art dhe mrekullia e botës së jashtme, gjuha e së cilës është shkenca. Lidhja e të dyjave dhe përkthimi mes tyre është lavdia kurorëzuese e ndërgjegjes sonë: muzika.

“Kush e njeh fshehtësinë e muzikës, e njeh edhe fshehtësinë e universit”…..me mesoi te gjitha gjuhet e botes,……fluturoja pa nderprere,,..dallget e jetes me dergonin gjithmone ne te njejten adrese,,…Teatri është art i fjalës së folur….muzika, teatri, gjithesia kjo eshte JETA
Teatri vështirë mund të përthekohet me një definicion të vetëm: vetë nocioni teatër njëkohësisht nënkupton edhe artin teatror, edhe vendin ku realizohet ai, edhe aktin shoqëror të pranisë dhe të përcjelljes së shfaqjes..Kur krijimi letrar luhet në skenë me interpretimin e aktorëve krijohet arti teatror.Ngjarja vendoset në një hapsirë të caktuar që quhet skenë.Më herët skena ishte në teatrot e hapur ose amfitetatrot……eh dashuria ajo është shtysa themelore, forca që e mban të bashkuar racën njerëzore, fisin, familjen, shoqërinë. Dështimi në përpjekjen për të plotësuar atë, do të thotë çmenduri, vetëshkatërrim ose shkatërrim i të tjerëve. Pa dashuri njerëzimi nuk mund të jetojë asnjë ditë”. Duke vijuar në këtë prizëm psikologjik, ai thotë. “ Njeriu, i çfarëdo moshe dhe kulture qoftë, përballet me zgjidhjen e një pyetje të vetme: si të kapërcejë veçimin, si të tejkalojë jetën e tij individuale dhe të arrijë bashkimin”.,,..Një filozof dhe estet i njohur bashkëkohor ka shkruar se në këtë botë kanë mbetur vetëm tri enigma të pazgjidhura: ç’është gjithësia, ç’është jeta dhe ç’është muzika. Ai gjithashtu mendonte që zgjidhja e njërës prej këtyre enigmave gradualisht do t’i sqaronte edhe të tjerat, sepse fshehtësia për jetën është e vulosur në gjithësi. Bergsoni konstatoi që muzika e zbulon fshehtësinë e jetës, ndërsa qendra e gjithësisë është e paraqitur përmes muzikës.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

nexhat

Ndryshimi duhet edhe në ekonomi

enkel demi

Për “sharlatanët” tanë që dalin në media dhe peticionin e intelektualëve

Xhelal Zejneli

Luftërat Ballkanike – Krimet Serbe ndaj shqiptarëve

sadri-ramabaja1

Lidhja në unison e të ardhmes së Shkupit dhe Mitrovicës

Latif Arifi

Po me Arbenitën ç’patët?

vebi xhemaili

Më ngadalë pak me zotri Taravarin

Kimete-Berisha

Imami që e ka privatizuar ahiretin dhe tregtia me trishtimin!

xheladin zeneli

Ata shqiptarë që udhëtojnë me ‘Air Serbia’, në mënyrë indirekte përkrahin aktet luftënxitëse të Serbisë kundër Kosovës !

kongresi i berlinit

Mbiemrat e shqiptarëve janë sllavizuar pas Kongresit të Berlinit

INFO

NA NDIQ