”Njerka Shqipëri” i ka lënë në mëshirë të fatit “maqedoncat” e Iliridës

0
Foto: Ilustrim

Medai Shaholli/ Sot është 14 nëntor, data që shënon 111 vjetorin e fillimit të punimeve të kongresit të Alfabetit Shqip, në Manastir më 1908. Kryeqyteti i Vilajetit Manastiri, tanimë ka mbetur një kujtim i hidhur për historinë dhe të kaluarën e tij. Politika e spastrimit të heshtur etnik me shqiptarët tashmë ka ndodhur. Ajo ka filluar me politikën shoviniste të ish sistemit komunist jugosllav pas marrjes së pushtetit dhe konsolidimit të tyre në në vitet 50-ta, ata zbrazën këtë qytet të Alfabetit nga shqiptarët, duke i trajtuar si turq dhe duke i shpërngulur drejt Anadollit në marrëveshjen turko-jugosllave të asaj kohe. Sot qyteti i Alfabetit nuk frymon më shqip ai ka mbetur një kujtim i largët. Shteti shqiptar e ka trajtuar dhe e trajton Manastirin si vendin e rastësishëm të mbajtjes së kongresit të Alfabetit dhe jo si qendër të dikurshme të kulturës dhe veprimtarisë patriotke të shoqatave atdhetare. Ky është qëndrimi i sotëm mospërfillës i “Njerkës Shqipëri” për shtëpinë e Alfabetit dhe shqiptarët e kësaj treve, ku ata e kanë shumë për qejf të na quajnë si “maqedonca”! Sot, në 111 vjetorin e Alfabetit “Njerka Shqipëri” është e okupuar në këtë kohë mr organizimin e mbajtjes së samitit të radhës në Durrës, për krijimin e ”Jugosllavisë së re” dhe nuk ka kohë të merret me ngjarje dhe data të historisë sonë kombëtare. Ato gjithashtu janë të preokupuar me veprimtari të jo të ndershme ku shumica e pushtetarëve janë të predispozuar për kusari dhe pasurim të pandershëm, pas krimit dhe drogës, prostituimit politik dhe denigrimit të shtetit. Shteti shqiptar sot është kapur nga bandat e dehura nga hashashi që mendja i punon veç për kusari dhe grabitje. I përmnda këto raste sepse shqiptarët e Iliridës nuk mund të llogarisin në mbështetjen e shtetit shqiptar nga persekutimi i vazhdueshëm i politikës shtetërore sllave ndaj shqiptarëve, (mjerisht gjithmonë në bashkëpunim edhe me një parti shqiptare në koalicion të përhershëm), as për ta ruajtur shtëpinë e Alfabetit nga grupet shoviniste antishqiptare sllave nga vandalizmi që i bëjnë herë pas here kulturës shqiptare dhe shtëpisë së Alfabetit. Kësisoj, “Njerka Shqipëri” i ka lënë në mëshirë të fatit “maqedoncat” e Iliridës duke u mbrojtur vetë nga sulmet e kordinuara të vandalëve shovinist sllavë kundër kulturës dhe identitetit kombëtar shqiptar. Këtë trevë shqiptare ajo e sheh si “maqedonca” dhe mbetje osmane që nuk kanë të bëjnë me gjuhën, identitetin dhe gjenet e përbashkëta shqiptare. Përkundër kësaj neglizhence të shtetit shqiptar, shqiptarët anë e mbanë trojeve etnike do ta njohin këtë datë si ditën e unifikimi të Alfabetit Shqip. Rroftë Alfabeti i Gjuhës Shqipe! Rroftë kombi shqiptar!