Njësiti “Tigrat” festoi 42 vjetorin pa asnjë shqiptarë

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14 Mars, 2023

Sejdali Saliu

Të hënën në Shkup u festua 42-vjetori i ekzistimit të Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigri”, në të cilën nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë pjesëtar shqiptar! Në këtë ceremoni morën pjesë strukturat e larta shtetërore maqedonase, nga kryetari i shtetit e deri te ministri i MPB, ushtarakë, funksionarë të tjerë dhe ambasadorë në vendin tonë, por pa prezencë të politikanëve shqiptarë, të cilët gjithandej mbajnë ders në këtë vend se ka barabarësi, se gjuha shqipe është zyrtare etj., etj?!
Pra, bëhet fjalë për një njësi elitare policore-ushtarake maqedonase sllave!
Në pyetjen e një gazetari se në këtë njësi nuk ka asnjë shqiptar, ministri i MPB aq me lehtësi përgjigjet se aty pranohen vetëm kandidatë që i plotësojnë kushtet ligjore konkuruese dhe nuk merret parasysh përkatësia etnike e kandidatëve!?
Lidhur me kontekstin, një qytetar i rëndomtë shqiptar do të parashtronte pyetje se mos vallë kjo njësi me nivel kaq të lartë operativiteti dhe gatishmërie të përgjithshme për të vepruar, mos po rri gati që establishmenti politik dhe ai i sigurisë maqedonase ta përdorin kundër shqiptarëve në rast nevoje, pa çka se shqiptarët në vend dhe diasporë mund të jenë kontribuesit më të mëdhenj në buxhetin e shtetit, nga i cili paguhen këta “tigra maçokë”?!
***Le ta venë pak gishtin te koka politikanët tanë që të reflektojnë dhe të shohin me sy kritik se sa shumë flet ky rast dhe se çfarë porosie na dërgon neve shqiptarëve, dhe a paraqet ky rast shovinizëm instutucional antishqiptar?!

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=3464035427214148&id=100008231735478

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Antonio-MIloshoski-800x445

Milloshoski: LSDM-ja ka dy propozime mbi tavolinë, s’ka nevojë për grupe pune

arben taravari ash

Taravari:Censurë ndaj shqiptarëve në Luginë të Preshevës

FB_IMG_1686399536286

Ndërron jetë në moshë të re, kryetari i një dege të Lëvizjes BESA

policia-kosoves

Mitrovicë: Burri sulmon bashkëshorten dhe pastaj djeg shtratin e fjetjes në shenjë revolte

Mickoski-kovacevski-Ahmeti

Kovaçevski: Të gjitha kërkesat e VMRO-së janë përmbushur, edhe ajo për BDI-në

mjek

Maqedonia nivelizon çmimet në shëndetësi për shtetasit e Kosovës

edi rama

Flaka Surroi: Rama më mirë ta kishte shkruar një draftstatut për Luginën e Preshevës

Daniel HOKANSON

Gjenerali amerikan për situatën në veri: Jemi shumë të shqetësuar

florian bieber

Bieber: Vuçiq po e përdor Kosovën për të larguar vëmendjen nga protestat kundër tij

INFO

NA NDIQ