Në Maqedoninë e Veriut ka 100 bunkerë apo strehimore publike, të ndërtuara në vitet e 80-ta për evakuimin e popullsisë në rastë të situatave të jashtëzakonshme.
Pas tregut të vogël në lagjen Aerodrom është një nga njëzet strehimoret publike në Shkup, shkruna Radion Evropa e Lirë, përcjell agjencia e lajmeve INA.
Pothuajse dy metra nën tokë, streha ka kapacitetin për të strehuar 200 persona në rast emergjence.
Është e pajisur me sisteme ajrimi dhe rotorë për prodhimin e energjisë elektrike si dhe mjete vetëshpëtimi dhe është një nga strehimoret funksionale në vend.
Streha është ndërtuar në vitet e 80-ta nga ushtria e ish-Jugosllavisë dhe është rinovuar për herë të fundit rreth dhjetë vjet më parë. Ky bunkera ka disa dhoma me ndarje betoni, ka tualete, ka sistem ajrimi dhe dyer për dalje të detyruar.
“Në Shkup ka rreth njëzet strehimore, por ato nuk janë të shpërndara në mënyrë të barabartë sepse, si është ndërtuar, varet nga madhësia e aktiviteteve ndërtimore dhe e gjithë kjo është ndërtuar deri para 15 viteve”, thotë Dimçe Mitevski, shef i Departamentit. për Operacione dhe Logjistikë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Ka rreth 100 strehimore publike në të gjithë vendin, por vetëm pesë janë rinovuar plotësisht.
Strehimoret e Shkupit janë të vendosura në komunat Gazi Babë, Karposh, Kisella Vodë, Qendër dhe Çair. Me vendim të Qeverisë në vitin 2005, një pjesë e strehimoreve që i përkisnin Ministrisë së Mbrojtjes i janë caktuar Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në përdorim të përhershëm, disa nga strehimoret janë funksionale, por një pjesë janë lënë totalisht pas dore. (INA)