Njihuni me futbollistin e pazakontë në Kroaci që peshon 140 Kg!

0

Që kur portali Prigorski.hr, para disa ditësh publikoi fototgarfitë e tij, 32 vjeçari Nino Adamiç është bërë hiti absolut. Futbollisti i skuadrës kroate Sokol, ka arritur famë të jashtëzakonshme në rrjetet sociale, jo vetëm për fanellën e tij që i bie shumë ngushtë. Thonë se përkundër faktit që peshon mbi 140 kilogramë, Adamic për bashkëlojtarët e tij shpërndan topa siç bëjnë mesfushorët më të mirë në botë, ndërsa talentin e tij e tregon edhe bashkëlojtari i tij Sven Vuk. “Nino e di atë që shumëkush nuk do ta pranojë kurrë – topi është më i shpejtë se lojtari. Topat e tij ‘kanë sy’ dhe ai i shpërndan ata më mirë seç do ta bënte dikush me dorë. Kur të jetë pak më mirë në aspektin fizik, për ne do të jetë një përforcim i vërtetë”, ka thënë Vuk për “24sata.hr”. Adamiç e bartë fanellën me numër 19 dhe kjo nuk është e rastësishme. Siç njofton “vecernji.hr” këtë numër e mban për shkak të respektit të idhullit të tij, Niko Kranjçar. Adamiç luan në rolin e mesfushorit, ndërsa thuhet se kur ishte në formë pak më të mirë, ishte dëshmuar edhe si golashënues i dalluar.