Njihuni me gruan që i ka flokët më të gjata sesa trupin

0

Kur Malgorzata Kulczyk dëshiron të relaksohet, ajo i zgjidh flokët dhe i lë të përhapen në tërë trupin e saj – bëhet fjalë për flokët e gjata prej 1.5 metra.

Në fakt, ajo i ka më të gjata flokët sesa tërë trupin, dhe pranon se pak kush beson se i ka natyrale dhe se nuk bëhet fjalë për parukë, transmeton Telegrafi.

Malgorzata, 34-vjeçe që jeton në Londër, thotë se kishte filluar t’i rrit flokët kur ishte 7-vjeçare dhe për herë të fundit kur i kishte prerë kishte ndodhur pesë vite më parë.

Megjithatë Kulczyk është e bindur se mbajtja e flokëve të gjata, do të thotë shumë mund, përkushtim dhe lodhje.

“I kalojë orë të tëra duke u kujdesur për flokët që duhet gjithmonë të jenë të pastra dhe të krehura”, ka shtuar vajza që studion shkencat kompjuterike në Londër dhe që me prejardhje është nga Polonia.