Njihuni me mërgimtarin nga Çerkezi i Kumanovës që çon në vend amanetin e babait të tij

Benan Islami është një nga mërgimtarët e shumtë që ka Çerkezi i Kumanovës. Ai jeton dhe vepron në Metzingen të Shtuttgartit të Gjermanisë. Është 51 vjecar.

Në gurbet e kishte marrë babai i tij Nijazi Islami, i cili prej vitesh nuk jeton më.

Por, Benanit babai i kishte lënë një amanet që saherë të vij në vendlindje të vizitoj fushat dhe tokat, ku kanë punuar si të rinj.

Dhe, Benani sot me një bicikletë ishte nisur drejtë arave të babait të tij.