Njihuni me robotin që shkon në shkollë në vend të nxënësve kur ata janë të sëmurë

0

Studentët mund të dërgojnë robotët e tyre në ditët kur nuk shkojnë në shkollë.
Në Japoni, studentët mund të dërgojnë robotët e tyre kur nuk shkojnë në shkollë.
Sipas një programi që ka filluar fazën e testimit në Tokio të Japonisë, studentët mund të dërgojnë robotët e tyre në shkollë në ditët kur janë të sëmurë.Sistemi robotik, i cili ka për qëllim që të mos i le prapa nxënësit gjatë kohës kur ata janë të sëmurë, filloi të testohet më 31 tetor të këtij viti në shkollën Tomobe-Higashi që ndodhet në qytezën Kasama të Tokios.
Roboti i quajtur Ori Hime mund të jetë i pranishëm në vend të studentëve dhe më pas t’i transferojë atyre të gjitha gjërat që i ka mësuar gjatë asaj dite.
Roboti Ori Hime, është i projektuar në atë mënyrë që të jetë i përshtatshëm me bankat e nxënësve. Ai në të njëjtën kohë ka kapacitet të ngrit dorë, dhe të reagojë në rastet kur nuk kupton diçka.