Njihuni me shqiponjën Arsela, policen që kap personat e rrezikshëm

0

Pas Silvës, Eljandës dhe Reit, Policia e Shtetit ka postuar sot foton e Arselës, pjesë e forcave speciale “Shqiponjat”, e cila në përshkrimin e fotos së saj ka bërë bilancin e vitit.

Ato janë vajzat që kanë thyer paragjykimet se profesioni i polices është vetëm për burrat. Pas Silvës, Eljandës dhe Reit, Policia e Shtetit ka postuar sot foton e Arselës, pjesë e forcave speciale “Shqiponjat”, e cila në përshkrimin e fotos ka bërë bilancin e vitit.

Sipas saj, këtë vit ajo dhe skuadra e saj kanë kapur në flagrancë 8 persona që po qarkullonin në kryeqytet armë zjarri pa leje si dhe kanë ndaluar 35 persona të kërkuar nga drejtësia.

Postimi i Arselës:

Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!

Jam Arsela, një nga “Shqiponjat” e Tiranës. Në pamje të parë, të jesh pjesë e forcave speciale nuk është një punë për femra, por po ja dalim më së miri.

Këtë vit kapëm në flagrancë 8 persona që qarkullonin në kryeqytet me armë zjarri pa leje si dhe ndaluam 35 persona të kërkuar nga drejtësia.

Telefono falas 112, Policia e Shtetit 24/24 në shërbimin tuaj!

Komentet

komentet