Michael Tasellari është shqiptari i parë që punon në kompaninë e Elon Musk, “Space X’, përkatësisht në sektorin e satelitëve.
I ftuar në “Shqipëria Live” ai tregoi disa nga hapat e tij që e çuan deri në kompaninë e një prej personave më të pasurve në botë.
Tasellari tha se ka bërë studimet në SHBA në fushën e elektronikës dhe më pas ka nisur të punojë në disa kompani. Gjatë punës në Amerikë i ka ardhur ftesa për të punuar në “Space X’.
Ai është përgjegjës për menaxhimin, dizenjimin dhe zhvillimin e bordeve që mundësojnë operimin e satelitëve.
Për sa i përket Elon Musk, 27-vjeçari u shpreh se është një gjeni dhe se personat që punojnë me të e admirojnë.
“Në divizionin e satelitëve nuk mendoj që ka shqiptar që punon aty, se i njoh të gjithë. Përgjegjësia ime aty është për pjesën e dizenjimit dhe menaxhimit të pjesëve elektronike. Që merren me pjesën e komunikimit, si menaxhohet dhe si lidhet. Satelitët që janë aty nuk merren me kontrolle, por thjesht me përhapjen e valëve të internetit. Unë e kam takuar fizikisht, por kamë qenë në dy mbledhje online me të. Po prezantonim një projektin tonë. AI është gjeni, është shumë i saktë. Kam vënë re që edhe kur flet është shumë i zënë, e jep mesazhin edhe largohet. Shumë njerëz që punojnë për të e admirojnë dhe thonë që është një nga privilegjet më të mëdha”, tha ai./TCH